"Hakmarrja“, Prokuroria "PO" përgjigjes së Zvicrës
08/03/2005 Nis gjykimi në mungesë për Orik Shytin e Kreshnik Spahiun
TIRANË- Prokuroria më në fund i jep zgjidhje përgjigjes së ardhur nga shteti zviceran. Genci Qano, njëri nga prokurorët e grupit, që përfaqëson akuzën për çështjen "Hakmarrja për Drejtësi Shqiptare", tha dje se kanë shqyrtuar përgjigjen e ardhur nga Zvicra dhe janë dakord që për të pandehurit Orik Shyti dhe Kreshnik Spahiu të deklarohet mungesa. Sipas Qanos, Zvicra shprehet qartë në përgjigje se nuk mund të dërgojë fletëthirrjet për gjyq të pandehurve Shyti e Spahiu. Në këto kushte, tha prokurori, është e kotë të nisim një kërkesë tjetër për njoftim, pasi do të ulnim reputacionin e vendit tonë. Prokurorët, gjithashtu i thanë dje gjykatës se, të pandehurit, nëpërmjet avokatit të tyre, janë shprehur se nuk do të paraqiten në asnjë seancë gjyqësore dhe pranojnë të mbrohen nga avokati mbrojtës Dylber Mani. Përgjigjja e prokurorëve u pranua edhe nga gjykata, e cila me vendim të saj deklaroi mungesën e të pandehurve, duke i hapur rrugë shqyrtimit gjyqësor. Pas marrjes së këtij vendimi seanca u shtye për mungesë të avokatit Fatmir Tartale. Në seancën e radhës do të lexohet kërkesa për gjykim. Sipas akuzës, të pandehurve u janë hequr disa vepra penale dhe u janë shtuar disa të tjera. Pra, akuzat që kanë qenë për të pandehurit e këtij grupi në vitin 1996, tashmë janë reduktuar.