Gjykata penalizon avokatët që mbajnë peng gjyqet
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të marrë masa ndaj avokatëve të Lul Berishës, të cilët po zvarrisin çështjen. Burime nga gjyqësori bëjnë të ditur se kanë kërkuar paraqitjen në gjykatë të tyre për të proceduar lidhur me akuzën për bandën e Lul Berishës. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se dosja penale me 17 të pandehurit e bandës së Lul Berishës dhe rivalëve të tij, ndodhet në gjykim dhe prej disa muajsh janë zhvilluar vetëm dy-tre seanca. Ndërkohë që listën e personave që pritet të dëshmojnë para togave të zeza janë rreth 20 vajza nga Durrësi, Shijaku e Tirana, të njohura si mikeshat e anëtarëve të bandës së Durrësit. Të njëjtat burime pohojnë se vajzat dëshmitare shoqëroheshin me të pandehurit, gjatë kohës që funksiononte banda. Sipas burimeve nga organi i akuzës, mësohet se vajzat do të tregojnë edhe para gjykatës lëvizjet që kanë bërë miqtë e tyre, që tashmë ndodhen në pranga,në datat kur kanë ndodhur vrasjet për të cilat ata akuzohen. Sipas dosjes penale, mësohet se para gjykatës do të paraqitet edhe një vajzë me inicialet V.J, e cila është përdorur si "karrem" në një vrasje në vitin 2000 e më pas është mbajtur peng për 18 muaj, në një banesë në Tiranë. Rrëmbimi i saj ka ndodhur në shtator të vitit 2000, kur policia e Durrësit arrestoi Klodian Saliun si të dyshuar për veprat penale të "vrasjes me paramendim në bashkëpunim" të Viron Currit dhe Arjan Pajës, si dhe plagosjen e Marsel Sotirit. Ndërsa lidhur me arrestimin dhe dyshimin e Saliut për vrasje, dy të pandehurit Indrit Taullai, në bashkëpunim me Indrit Doklen, përgatitën një plan për nxjerrjen nga burgu të "shefit" të tyre, Klodian Saliut, duke marrë dhe mbajtur peng për një periudhë 18-mujore vajzën me inicialet V.J.
Kjo e fundit ishte dëshmitarja okulare e vrasjes së Viron Currit dhe Arjan Pajës si dhe plagosjen e Marsel Sotirit. Të gjitha këto fakte, sipas prokurorisë, janë zbardhur falë pendimit të njërit prej "vrasësve" më gjakftohtë të bandës, të pandehurit Adriatik Coli. Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas hetimeve disamujore përpiloi kërkesën për gjykim dhe e dorëzoi pranë gjykatës, duke ngritur akuza mbi 17 të pandehurit e kësaj "bande" të ndarë më dysh. Mbi 17 të pandehurit rëndojnë akuza të vrasjes së 8 personave, rrëmbimin e një femre për 18 muaj, vrasjet e mbetura në tentativë ndaj 5 personave dhe "armëmbajtjes pa leje".
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008