E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, problem shtyrja e gjyqeve

Analiza

Mungesa e avokatëve, që përbën shkak për shtyrjen e proceseve dhe vonesat në zbatimin e letër-porosive, duket se është ngërçi që mban peng punën normale të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ky ka qenë shqetësimi që ka ngritur në analizën vjetore të punës së këtij institucioni, kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj. “çështjet nuk kanë arritur të përfundojnë në kohën e caktuar dhe kjo për sa i përket moskorrektesës së avokatëve mbrojtës”, tha Hallunaj, duke shtuar se gjykata ka hasur probleme me gjykimin në mungesë të të pandehurve. I të njëjtit mendim, për shtyrjen e gjyqeve, ka qenë edhe drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian çela.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›