E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet natën skafi i portit

Vlorë

Një skaf me gjatësi rreth 5 metra është vjedhur gjatë natës së kaluar në Portin e Vlorës, ndërsa një tjetër pranë tij është dëmtuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, kur në kalatën e trageteve nuk gjendej askush. Persona të paidentifikuar, duke përfituar nga errësira, kanë prerë litarët me të cilët ishte lidhur skafi dhe më pas e kanë marrë mjetin lundrues. Skafi funksiononte për shërbime portuale, ndërsa ai pranë tij ishte ankoruar për peshkim. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me autorët apo shkakun e vjedhjes, por dyshohet se mjeti lundrues mund të përdoret për trafikun e lëndëve narkotike.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›