E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri çështjet më problematike në gjykim

Gjykata

Gjykata e Krimeve të Rënda ka konstatuar se gjatë vitit 2009 janë gjykuar tri çështje, jo vetëm me probleme juridike, por edhe voluminoze e ndonjëra edhe me ndjeshmëri në opinionin shoqëror. Tri çështjet kanë qenë grupi i ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësisë”, procesi gjyqësor për vrasjen e “Mirit të Xhikes” me të pandehur Lavdërim Tufa dhe procesi gjyqësor ndaj të pandehurve Shefqet Seferi, Sokol Halilaj dhe Dritan Rexhepaj, të akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. “Në këto tri çështje, pesë nga të pandehurit ishin të dënuar nga Gjykata e Faktit me burgim të përjetshëm, ndërsa nga Gjykata e Apelit, për çështjen e “Hakmarrjes për Drejtësi”, është ndryshuar vendimi, duke dënuar me burgim të përjetshëm edhe të pandehurin Gentian çaka”, thuhet në raportin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›