Kërkojnë angazhimin e palombarëve
Fier
Familjarët e të mbyturit, sërish në protestë
Dështimi i 15 ditëve kërkim për gjetjen e trupit të pajetë të të afërmit të tyre, i ka çuar familjarët e Erjon Korobacit sërish në protesta. Mëngjesin e djeshëm ata kanë protestuar, duke kërkuar ndihmën e shtetit për dërgimin e palombarëve me qëllim shtimin e përpjekjeve për gjetjen e trupit të pajetë të 30-vjeçarit. I riu u mbyt para dy javësh në ujërat e lumit Seman në Fier dhe ende nuk është gjetur. Të afërmit e viktimës kanë vazhduar operacionin e kërkimit me mjete rrethanore si në lumë ashtu edhe përgjatë vijës bregdetare të Semanit, por nuk kanë pasur rezultat. Kjo është protesta e dytë që familjarët e Korobacit realizojnë për të kërkuar dërgimin e palombarëve. Ata kanë kërcënuar me bllokim të rrugës kombëtare nëse nuk dërgohen palombarë për gjetjen e trupit.
#