“Gjykata refuzon 100 mijë euro të Taçit, e lë në burg”
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjykata refuzon t’i kthejë lirinë biznesmenit, Rezart Taçi. As garancia prej 100 mijë eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtarja të ndryshojë masën për biznesmenin e karburanteve. Në seancën e komunikimit të masës së arrestit ishte i pranishëm vetë Rezart Taçi, i cili ka preferuar të heshtë, por interesat e tij janë mbrojtur nga dy avokatët. Pala mbrojtëse i kërkoi gjykatës ndryshimin e masës së arrestit në këmbim të garancisë pasurore. Një tjetër pretendim që ngriti mbrojtja ishte dhe fakti se biznesmeni u vetëdorëzua dhe se nuk përbën rrezik për shoqërinë. Pasi është njohur me pretendimet e palëve gjyqtarja la në qeli Taçin me argumentimin se në seancën e djeshme ishte vetëm komunikimi i masës, pasi ajo ishte venduar në mungesë të të akuzuarit.
Masa
Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës i komunikoi dje masën e sigurisë presidentit të kompanisë Taçi Oil. Rezart Taçi u denoncua nga gazetari Mero Baze, për dhunën e ushtruar ndaj tij në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Vetë biznesmeni i njohur Rezart Taçi ka qenë i pranishëm në seancën e gjykimit ku shoqërohej nga dy avokatët mbrojtës. Mësohet se gjyqtarja, Fahrie Hado nuk ka pranuar garancinë pasurore prej 100 mijë eurosh që ishte ofruar në këmbim të një mase sigurie më të lehtë se ajo e arrestit me burg. Sipas vendimit të djeshëm Rezart Taçi do të qëndrojë në qeli deri në një proces të dytë gjyqësor mbi vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Vetëdorëzimi
Presidenti i kompanisë Taci Oil u vetëdorëzua në polici të enjten pasdite i shoqëruar nga avokatët Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari. Taçi akuzohet për "goditje për shkak të detyrës, në bashkëpunim". dhe ishte siguruar në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Po të enjten, gjyqtarja Fahrie Budo, në një seancë me dyer të mbyllura kishte pranuar arsyetimin e prokurorit të çështjes, duke vendosur masën e arrestit me burg pa afat në mungesë për Taçin. Në arrest me burg janë dhe dy truprojat e tij, që u përfshinë në sherr, Blerad Liro dhe Yrgen Selfo.
Som
Masa për truprojat
Dy truprojat e biznesmenit Rezart Taçi dalën para gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë për akuzën e ngritur ndaj tyre “goditje për shkak të detyrës”, tre ditë më parë. Burime nga gjykata bënë të ditur se kërkesa drejtuar Gjykatës, i është dorëzuar Prokurorisë së Tiranës. Irgen Selfon dhe Bledar Lilo, akuzohen për dhunën ndaj gazetarit Mero Baze. Masa për lënien në burg të dy truprojave u kërkua nga prokuroria. Në vend të dy të arrestuarve para gjyqtares së gatshme ka folur avokati i tyre mbrojtës, i cili kërkoi vetëm detyrim paraqitjeje me argumentin se dy truprojat nuk janë të rrezikshëm, pasi ata i janë dorëzuar vetë policisë, dhe nuk janë kapur në flagrancë, siç pretendon prokuroria.
Deklarata e Taçit
“Jam i gatshëm të respektoj në çdo moment çdo instancë ligjore dhe në rastin konkret vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë, por nuk mund të mos shpreh bindjen time të plotë se e gjitha kjo situatë është rezultat i një strategjie dhe lufte të filluar shumë kohë më parë ndaj personit tim dhe bizneseve që unë zotëroj", - deklaroi Rezart Taçi. Dua të theksoj faktin, - vijoi ai, - se nuk është në edukatën dhe formimin tim personal përdorimi i dhunës ndaj askujt dhe për më tepër ndaj përfaqësuesve të medies, prandaj hedh poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim. "Sapo rashë në dijeni të vendimit të gjykatës vihem në dispozicion të drejtësisë dhe shpreh bindjen se rasti në fjalë do të trajtohet në bazë të ligjit”, ka përfunduar deklarimin e tij, Taçi.
Ky lajm është publikuar: 08/11/2009