Përmbytet Shqipëria, katër rrethe nën ujë
Autori i Lajmit: Redaksia
Zona të tëra në rrethin e Durrësit, Krujës, Lezhës dhe Burrelit vazhdojnë të jenë të përmbytura pas reshjeve të mëdha të shiut që ranë gjatë 24-orëve të fundit. Të gjithë rrugët e qyteteve por edhe disa shkolla e banesa janë zhytur në ujë. Arsyeja kryesore është bllokimi i kanaleve kulluese. Sasi të mëdha uji të krijuar nga reshjet kanë mbajtur të izoluar zonën e ish-Kënetës, Spitallës dhe Urës së Dajlanit në rrethin e Durrësit, por edhe në fshatra të Krujës, si në Murqinë dhe Mallkuc. Por uji mësohet se ka hyrë në katet e para të banesave, ndërsa janë përmbytur edhe dy shkolla, 9-vjeçarja në Porto Romano dhe shkolla “Olsi Lasko” në Shkozet. Autoritetet vendore të këtyre zonave kanë bërë me dijeni për medien se janë duke u marrë të gjitha masat në mënyrë që të shkarkohet uji i grumbulluar në zona të ndryshme, për të lejuar qarkullimin normal të automjeteve dhe banorëve, pa lejuar përmbytjet e banesave dhe tokave të tëra.
Përmbytet Durrësi
Shiu i dendur që ka rënë gjatë gjithë natës në qytetin e Durrësit ka shkaktuar përmbytje në qendër dhe në zonat periferike të tij. Shiu ka shkaktuar dëme të mëdha në katet e para të banesave në qytet edhe në zonën e Ish- Kënetës, në Spitallë dhe në Shkozet. Prefekti i qytetit të Durrësit Genc Alizoti tha se, shtabi i emergjencës ishte mbledhur gjatë orëve të natës për të marrë masat për të përballuar situatën. “Shiu që ka rënë mbrëmë nuk është parë prej kohësh. Lagjet më të dëmtuara janë ato në pjesën e hyrjes së portit, dhe në lagjen 30 Dhjetori. Ka pasur përmbytje në zonën e Ish Kënetës dhe në Spitallë”- deklaroi Alizoti. Shumë banesa janë dëmtuar ndërsa uji ka hyrë dhe në godinat e 2 shkollave në Porto-Romano dhe në shkollën “Olsi Lako” në Shkozet.
Shkaqet
Shkak i përmbytjes ka qenë mos funksionimi i kolektorit të shkarkimit të ujërave, që ka bërë që uji i grumbulluar të vërshojë jashtë shtratit të kanalit të shkarkimit në Spitallë dhe të përmbysë zonat përreth. Prefekti shpjegon se shkak për mos funksionimin e kolektorit ka qenë mungesa e energjisë për një orë, gjatë natës, kur dhe reshjet e shiut kanë qenë shumë të dendura. Gjithashtu kolektori ishte bllokuar për shkak të mbetjeve plastike dhe mbetjeve të tjera inerte që banorët kishin hedhur duke bërë që kolektori të mos bëjë shkarkimin e ujit, por ta kthejë atë sërish mbrapsht. “Nuk është bërë pastrimi i plotë i kanalit, për shkak dhe të ndërtimeve pa leje që janë ndërtuar mbi kolektor, kjo ka bërë që uji të dalë nga shtrati”- tha prefekti i Durrësit.
Emergjencat
Shtabi i emergjencës pritet të mblidhet sërish sot paradite për të bërë dhe verifikimin e dëmeve si dhe masat që duhen marrë për të përballuar situatën. Ndërkohë një grup pune është ngritur për të shkuar në zonat e përmbytura për të bërë dhe verifikimin e dëmeve. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në disa fshatra të Krujës, si në Murqinë dhe Mallkuc, ndërsa ka banesa të përmbytura edhe në fshatrat Miliskaj, Mazhe. Shkak i përmbytjeve mësohet se kanë qenë bllokimi i kanaleve kulluese.
Mat, bllokohen 5 komuna
Pesë komuna kanë mbetur të bllokuara sot pas shembjes së një ure në Mat. Objekti i shembur njihet në zonë si Ura e Lufit në Mat ndërsa shembja e saj ka bllokuar qarkullimin në zonë. Shërbimet lokale të policisë u lajmëruan për ngjarjen e ndodhur rreth mesditës ndërsa pushteti lokal llogarit se të paktën 25 mijë banorë kanë mbetur të bllokuar nga rrëzimi i urës. Ngjarja nuk ka pasur pasoja në njerëz për shkak se në momentin e shembjes në urë nuk ka pasur automjete. Shkak i ngjarjes besohet se ka qenë rritja e sasisë së prurjeve të lumit si pasojë e reshjeve të shiu.
Ky lajm është publikuar: 08/11/2009