Legalizimet, 3 muaj kohë për të paguar me bono
Autori i Lajmit: Redaksia
Për të blerë një objekt informal dhe për ta legalizuar, 50 për qind e vlerës mund të paguhet me letra me vlerë, sipas vendimit më të fundit të Qeverisë. Për këtë proces Qeveria ka lënë tre muaj kohë, që pas mira timit të ligjit për bonot e privatizimit, i cili ka shkuar në Kuvend dhe po diskutohet. Ata persona që kanë kryer pagesën për ndërtimet e paligjshme, mund të bëjnë kërkesë për të paguar me bonot e privatizimit dhe të rimarrin paratë e tyre. Pagesa për ndërtimet pa leje, mund të kryhet edhe me letra me vlerë. Në vendimin e Qeverisë është përcaktuar që blerja e ndërtimit të kryhet deri në masën 50% me bonot e privatizimit kur ndërtimi është për efekt banimi. Ndërsa në masën 50% kur ndërtimi që legalizohet përdoret për efekt biznesi, social apo ekonomik. Afati prej tre muajsh vlen për ata që që ndërtimet e paligjshme i kanë paguar me para. Brenda këtij afati, këta persona mund të bëjnë një kërkesë në zyrat e ALUIZNI-t dhe të mund të paguajnë me bonot e privatizimit, duke rimarrë kështu paratë e dhëna për legalizimin. Një proces i tillë, u bë i mundur menjëherë pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në ligjin për legalizimin e zonave informale. Me shumicë votash, Parlamenti pranoi ndryshimet e kërkuara nga Ministria e Financave për ligjin e legalizimeve, duke mundësuar që në këtë proces të përfshihen edhe bonot e privatizimit.
Gazeta “Ballkan” për t’i ardhur në ndihmë publikut nis sot botimin e plotë të projektligjit për ‘Sipërmarrjet e investimeve kolektive’.
Vijon nesër...
Ky lajm është publikuar: 08/11/2009