E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Absurde permendja e 8 majit, ne kete situate Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi se ne situaten aktuale qe po kalon vendi permendja e zgjedhjeve lokale eshte nje kerkese absurde. Ne nje deklarate dhene dje per mediat, kreu i PS-se eshte shprehur se problematika e akumuluar gjate kesaj kohe, nuk zgjidhet vetem me zgjedhjet vendore. "Refuzimi per te degjuar opoziten, pershkallezimi i barbarise antikushtetuese e antidemokratike me sulmet ndaj Presidentit, prokurores se Pergjithshme, drejtorit te Sherbimit Informativ, gazetareve kundershtareve me regjimin dhe opozites po e po, mosdorezimi i gjashte te kerkuarve nga drejtesia per vrasjen e 3 njerezve te pafajshem ne nje masaker shteterore, nxjerrja e Policise se Shtetit nga korniza e ligjit, e bejne krejtesisht absurde permendjen e zgjedhjeve te 8 majit, si mundesi per te kapercyer kete krize te jashtezakonshme", u shpreh dje kreu i PS-se, Edi Rama. Kryesocialisti theksoi se opozita eshte e hapur per dialog dhe se nuk e ka hedhur poshte asnje here mundesine e dialogut, por njeherazi do te vazhdoje dhe protestat. Duke folur per demonstraten e radhes ne kater qytete, Rama u shpreh se nder kerkesat kryesore jane zgjedhjet e parakohshme dhe arrestimi i 6 gardisteve. "Pasneser, te premten 4 shkurt, Tirana, Vlora, Lezha e Korca do te demonstrojne per te kerkuar rivendosjen e demokracise me zgjedhje te lira e te ndershme dhe rikthimin e Policise se Shtetit brenda ligjit permes ekzekutimit te 6 urdher-ndalimeve te Prokurorise se Pergjithshme", tha Rama. Duke vleresuar rolin e nderkombetareve dhe apeleve qe jane bere nga perfaqesuesit e BE-se, Rama theksoi se opozita eshte e hapur per dialog. "Jemi te gatshem per dialog e kompromis, por nuk do te ndalemi ne rrugen e rezistences paqesore ne qofte se regjimi i kusarise nuk zmbrapset nga rruga antikushtetuese e antidemokratike ku eshte futur",-tha ai. Kreu i selise roze tha per mediat, se situata e krijuar ne vend ka ardhur si pasoje e korrupsionit dhe presionit ndaj medias dhe institucioneve te pavarura. "Kjo krize nuk eshte shprehja e nje konflikti te qeverise me opoziten, por shperthimi i qelbit te akumuluar ne rrugen e korrupsionit e te korruptimit te qeverisjes, drejtesise, medias, nga ana e nje regjimi kusarie qe aktualisht po shpalos tere egersine dhe banalitetin e vet. Jo kunder opozites, po kunder gjithckaje e gjithkujt qe ka mbetur jashte kontrollit te parase se pushtetit apo te frikes prej pushtetit, institucion kushtetues apo individ qofte",-tha dje Rama. Ai foli dhe per stabilitetin e qetesine qe kerkoje qytetaret duke u shprehur se puci i shtetit qe denoncon mazhoranca, eshte imagjinar. "Shqiperia kerkon paqe e qetesi, ne duam paqe e qetesi, por jo paqe ne frike e heshtje, ne nje boshllek antidemokratik ku regjimi i kusarise po lufton kunder nje puci imagjinar me qellimin qe te likuidoje qe te gjitha burimet qe kontrollojne qeverine apo qe kundershtojne qeverine. Paqe ne emer te bashkejeteses demokratike qe garantohen me zgjedhje te lira e te ndershme dhe shtet ligjor, si dhe qetesi qe rikthehet permes drejtesise per masakren e 21 janarit dhe nje teresie kushtesh per te ndertuar rruget e reja te zhvillimit ekonomik e shoqeror per te gjithe njerezit e zakonshem te ketij vendi",-tha dje Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›