I pret gruas fytin, vetedorezohet
Itali-Nje krim i rende brenda familjes ka tronditur opinionin qytetar te Teramos, ne Itali. Nje burre shqiptar 45-vjecar, ka masakruar me thike gruan e tij 33-vjecare, duke e lene te vdekur ne vend. Mediat italiane, te cilat bene publike lajmin, raportojne se menjehere pas ngjarjes, Shkelqim Koni, ka telefonuar dhe eshte vetedorezuar ne karabinieri, ku ka pranuar edhe autoresine e krimit. Ngjarja ndodhi mbremjen e se henes, duke u gdhire dita e marte ne rrugen "Villa Rosa" te Martinsicuros. Mesohet se e gjithe skena e krimit ka ndodhur ne banesen e ciftit shqiptar, i cili kishte disa vite qe jetonte ne Itali dhe ishte pajisur me dokumente te rregullta qendrimi. Sipas policise, Shkelqim Koni ka marre thiken e kuzhines dhe ka goditur disa here ne fyt bashkeshorten e tij Rudina Koni. Ne momentin e vrasjes, mesohet se dy djemte e tyre 7 dhe 8 vjec, kane qene duke fjetur ne dhomen e tyre. Pas krimit, rreth ores 04.00 te mengjesit, autori ka njoftuar ne telefon policine, e cila e ka arrestuar ate brenda ne banese. Ne vendin e krimit, karabinieret italiane, kane pare skenen e tmerrshme te krimit, ku ishte shtrire ne dysheme trupi i pajete i gruas, i mbuluar nga nje "lum" gjaku. Pasi ka prangosur autorin, policia ka nderhyre menjehere duke larguar femijet e vegjel te ciftit, te cilet i jane dorezuar disa te afermve te familjes. Ndersa i arrestuari eshte derguar ne rajonin policor te Martinsicuros, ku eshte marre ne pyetje nga nje prokuror italian.
Hetimi
Policia italiane nuk ka dhene ndonje motiv te qarte, te shkaqeve qe e detyruan 45-vjecarin ne kete krim te rende. Dyshimet e para te hedhura pas krimit, flasin per nje vrasje te shtyre prej motivesh xhelozie. Pasi eshte marre ne pyetje, Koni ka deklaruar se e vrau gruan sepse ishte kthyer vone ne shtepi. Gruaja e tij, ishte punesuar ne nje firme pastrimi dhe mbremjen e se henes kishte dale per darke me disa kolege. Ajo eshte kthyer ne shtepi pak para ores 4 te mengjesit, ndersa i shoqi kishte pritur zgjuar. Pasi i ka kerkuar shpjegim se pse ishte kthyer aq vone, ai e ka akuzuar gruan per tradhti. Pas nje debati te tensionuar, 45-vjecari ka marre thiken dhe e ka qelluar bashkeshorten. Shkelqim Koni kishte vite qe jetonte si emigrant me dokumente te rregullta ne Itali ku punonte si murator dhe kohet e fundit kishte bere aplikimin per te marre nenshtetesine italiane.