E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrihte sistematikisht gruan qe bashkejetonte, vihet ne pranga

Tirane-Kishin zgjedhur te bashkejetonin, por kjo zgjedhje nuk ka shkuar mire per nje grua 40-vjecare. Nje vit me pare, 54-vjecari Ilir Drini dhe 40-vjecarja Amarda Hanku, kane vendosur qe lidhjen e tyre ta konkretizojne ne bashkejetese. Burri ka treguar shenja agresiviteti dhe veprime te dhunshme ndaj 40-vjecares. Pese dite me pare, 54-vjecari nga Elbasani por me banim ne Tirane, ka shkuar ne shtepi dhe pasi eshte grindur, ka filluar ta qelloje shoqen e tij, duke i shkaktuar asaj demtime te renda ne trup. Dhuna ka qene aq e shfrenuar saqe 40-vjecarja per shkak te demtimeve, ka perfunduar ne Spitalin Ushtarak, ku aktualisht ndodhet e shtruar dhe po trajtohet nga mjeket. Me se fundi, 40-vjecarja ka kerkuar ndihmen e policise, duke i treguar edhe autorin e keqtrajtimit te saj fizik. Ajo ka deklaruar se eshte rrahur disa here ne menyre te perseritur nga burri me te cilin kishte vendosur te bashkejetonte qe prej nje viti. Policia e Tiranes, pas ketij denoncimi ka kryer arrestimin e 54-vjecarit Ilir Drini, me akuzen e plagosjes se rende me dashje. Gjate kontrollit te ushtruar ne banese, policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale 4 pasaporta me gjeneralitete te ndryshme qe nuk i perkisnin ketij personi, per te cilat do te behen ekzaminimet perkatese.

Arrestimi
Gruaja e dhunuar ka deklaruar se eshte rrahur disa here ne menyre te perseritur nga burri me te cilin, kishte vendosur te bashkejetonte qe prej nje viti. Policia e Tiranes, pas ketij denoncimi, ka kryer arrestimin e 54-vjecarit Ilir Drini, me akuzen e plagosjes se rende me dashje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›