E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani: Minoriteti egjiptian të integrohet në shoqëri

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Totozani siguroi të pranishmit se institucioni i Avokati i Popullit do të japë ndihmë të pakushtëzuar për të gjithë egjiptianët e Shqipërisë.

“Institucioni i Avokatit të Popullit do të mbrojë minorancat në Shqipëri, në çdo fushë që ata kanë probleme. Institucioni do të bëjë përpjekje maksimale për përfshirjen e komunitetit egjiptiano-shqiptar në shoqëri. Duhet me patjetër të aplikohet parimi i barazisë para ligjit. Egjiptianët e Shqipërisë do të gjejnë tek Avokati i Popullit një aleat që do t’u gjendet gjithnjë në krah. Dera e institucionit do të jetë gjithnjë e hapur si për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, tha Totozani.

Kreu i Shoqatës “SFINKSI” të Minoritetit të Egjiptianëve të Shqipërisë, Arjan Lile, në emër të kësaj shoqate përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes. “Avokati i Popullit është një nga personalitetet më të dashura për të gjitha komunitetet, ndaj jemi të kënaqur për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje”, u shpreh z.Lila. /Start/

                                                                                             2012-07-31 12:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›