E Diel, 1 Nëntor 2026

Velipojë, pranga një shtetasi për tentativë vrasjeje

Shtetasi Vate Bregu, banues në fshatin Reç i Ri, Komuna Velipojë, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, u arrestua pasi ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin Gj. P., i cili në atë moment ndodhej në Qendrën Shëndetësore të Plazhit Velipojë, duke bërë disa punime elektrike.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. I lënduari ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore dhe grupi hetimore, që kryen veprimet e para hetimore e procedurale si dhe u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i  një arme të ftohtë (thikë) metalike, me maje të mprehtë, me gjatësi 17.7 cm.

Sa më sipër u kryen veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet, në ngarkim të të arrestuarit, iu kaluan për ndjekjeje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative”, “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera”. /Start/

                                                                                             2012-07-31 12:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›