Basha: “Ky vit do të jetë vendimtar për këtë hap historik”
Autori i Lajmit: red.
Të mërkurën më 14 janar, në Bruksel qeveria shqiptare do të paraqesë raportin e progresit në marrëdhëniet me BE-në për të mundësuar heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Raporti është hapi i dytë që qeveria shqiptare hedh në kuadrin e përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga bashkëpunimi me BE-në për heqjen e vizave. Në muajin shtator të vitit të kaluar, Shqipëria, së bashku me disa vende të tjera të Evropës Juglindore paraqitën raportet e tyre. Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulëzim Basha, tha, në një dalje publike, se raporti që do të dorëzohet paraqet në mënyrë përgjithësuese tablonë më të plotë mbi të gjitha çështjet që Brukseli po merr në shqyrtim dhe do t ia paraqesë Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili më tej pritet të përcaktojë rrjedhën e procesit të heqjes së vizave për qytetarët shqiptare. Sipas Bashës, Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vëna nga BE, ndërsa shprehu besimin e plotë se “ky vit do të jetë vendimtar për këtë hap historik”.
Lehtësmi dhe më pas heqja e vizave për qytetarët shqiptarë që duan të lëvizin në hapësirën e vendeve evropiane, ka qenë një nga premtimet e qeverisë së djathtë të kryeministrit Berisha, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Shefi i diplomacisë shqiptare, Basha, ndonëse nuk jep datë, shpreson në një vendim të shpejtë nga Bashkimi Evropian. Ai i bëri thirrje opozitës që “përtej retorikës elektorale të njohë progresin e vendit”, ndërsa tha se “procesi ka ecur me një shpejtësi të papërfytyruar para dy-tre vjetësh nga shqiptarët”.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009