E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kokaina, Prokuroria pret fletarrestin e katërt

01/02/2005  

Hetuesit thonë se droga do të shpërndahej në shkollat e një qyteti në Veri të vendit

TIRANË –Zbulohet edhe një tjetër bashkëpunëtor i trafikantëve të kokainës, të cilët u arrestuan të enjten e javës së shkuar në afërsi të kompleksit të pallateve malajziane në Tiranë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar dje arrestimin e një tjetër personi, i cili, sipas hetimeve, rezulton të jetë bashkëpunëtor me tre të arrestuarit, të cilët akuzohen për trafikimin e një sasie prej 870 gramë kokainë. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, thanë se vendimi për arrestimin e bashkëpunëtorit të katërt të trafikantëve, është marrë pas dëshmive të dhëna nga tre të arrestuarit, si dhe pas disa ekspertizave dhe veprimeve te tjera hetimore të hetuesve. Sipas këtyre verifikimeve të Prokurorisë, një person i pa arrestuar është bashkëpunëtor i tre të prangosurve, Elis Niklekaj, Gëzim Pjetërnikaj dhe Rito Geci. Gëzim Pjetërnikaj, me profesion mësues, sipas Prokurorisë, nuk akuzohet për rafimim--- të drogës, por vetëm për falsifikim të dokumenteve. Hetuesit thanë se, Prokuroria dyshon në faktin se, edhe sasi të tjera droge trafikoheshin nga rrethi i të arrestuarve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Sipas hetuevse, pikërisht këtu qëndron fajësia e personit të katërt, që pritet të vihet në pranga.

Destinacioni

Pasi ka marrë dëshminë e tre të arrestuarve, Prokuroria e Krimeve të Rënda, në mënyrë zyrtare ka përcaktuar destinacionin e kokainës së kapur në datën 27 janar. Sipas hetuesve, vendi ku do të mbërrinte kokaina është një qytet në Veri të vendit, ndërsa besohet se narkotiku do të shkonte në venat e studentëve dhe gjimnazistëve të këtij qyteti, që janë përdorues droge. Për efekt të sekretit të hetimeve, Prokuroria nuk ka dashur të publikojë emrin e qytetit, pasi besohet se aty fshihet edhe një bashkëpunëtor tjetër i trafikantëve, i cili, sipas hetimeve, mund të merrte narkotikun në dorëzim dhe ta shpërndante më pas atë. Policia, dy ditë më parë, tha se, sipas hetimeve të saj, destinacioni i drogës ishte brenda vendit, ndërsa blerësit dhe përdoruesit e saj ish-persona VIP.

Dëshmitë

Hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda morën dje në pyetje tre personat e arrestuar me një kile kokainë, pak ditë më parë në hyrje të Tiranës. Sipas deklarimeve të personave të arrestuar para hetuesve, por edhe nga hetimet e Prokurorisë, 870 kilogramë kokainë që janë kapur në afërsi të kthesës së Kamzës, kanë patur si destinacion një qytet brenda vendit. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pista e parë në të cilën po kryhen veprimet proceduriale, është e ajo e furnizimit të disa shkollave me lëndën narkotike. Prokuroria tha dje se zbulimi dhe kapja e kokainës ka qenë e rastësishme dhe është zbuluar nga kontrolli që është ushtruar në makinën ku ndodhej narkotiku, në hyrje të kryeqytetit. Burimet nga Prokuroria, thanë se të arresturit nuk e kanë pranuar akuzën. Hetuesit nuk dhanë shumë sqarime rreth mënyrës se si janë shfajësuar të arresturit, por thanë se ata kanë paraqitur pretendimet e tyre, duke e hedhur poshtë akuzën.

Aksioni, si u kap kokaina Të enjten e javës së shkuar, postblloku i policisë në hyrje të Tiranës, te kthesa e Kamzës, ka filluar kontrollin e imtësishëm në një mjet tip “Benz 190”. Prokuroria tha dje se, policia nuk ka patur informacione për mundësinë e kalimit të drogës apo trafikimin e saj, por se gjithçka është zbuluar nga kontrolli i postbllokut të policisë, në makinën ku ndodheshin Elis Niklekaj dhe Rito Geci. Aksioni i kapjes së 870 gramëve kokainë është kryer nga Drejtoria e Krimit të Organizuar në Ministrinë e Rendit dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Elis Niklekaj dhe Rito Geci, janë arrestuar në makinën ku ndodheshin rreth orës 20.00 të ditës së enjte, ndërsa një ditë më pas ra në pranga edhe Gëzim Pjetërnikaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›