Beqiri: Nano të më dëmshpërblejë 2 milionë lekë të reja për dëmin moral
01/02/2005
Mbledhja e KPD-së së Partisë Socialiste ka detyruar Idajet Beqirin, një prej krerëve të AKSH-së, të bëjë padi kundër tij dhe të kërkojë një dëmshpërblim moral prej 2 milionë lekësh të reja. Dje, Beqiri dha para gjykatës konkluzionet përfundimtare. Në një material të gjatë ai kishte renditur me detaje shpjegimet kundër atyre, që i cilëson shpifje të Kryeministrit Nanon në mbledhjen e datës 12.10.2004. Sipas Beqirit, Nano, duke iu përgjigjur pakënaqësive të rënda të faktorëve ndërkombëtarë, posaçërisht kritikave të ashpra të BE-së për një qeverisje të korruptuar, ka thënë: "Nuk do të kishte vend kaq kollaj në gjykatat shqiptare, Gafurr Adili... apo Idajet Beqiri, nëse politika shqiptare do të ishte shumë e inkriminuar, kështu që dhe lëvizjet e ardhshme që kanë në platformë parti politike apo grupime që udhëhiqen nga emrat që thashë, janë gjithashtu pjesë e trafiqeve”. Thënia e mësipërme për Beqirin është konsideruar shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës, të bëra botërisht. Beqiri tha dje se nuk është paditur apo të ketë dhënë ndonjëherë llogari në gjykatat shqiptare për akuzat që ka ngritur Fatos Nano. Më tej, Beqiri tha se kreu i shtetit nuk duhet të merret me fjalë rrugësh. Përveç dëmit moral, gjykata, sipas Beqirit, duhet të detyrojë Nanon të bëjë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat.