E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkitë marrin si detyrë strehimin

01/02/2005  

Pas kalimit të fazës fillestare, ku vlerësohet hyrja në fuqi e ligjit, komisionet janë të detyruara të bëjnë verifikimin e dokumentacionit brenda 30 ditëve. Ndërsa vendimi do të jepet pasi të llogariten ambientet në dispozicion të njësisë bashkiake me numrin e familjeve përfituese. "Zyra e strehimit në bashki bën verifikimin e dokumentacionit dhe të informacionit për të ardhurat e familjes, brenda 30 ditëve nga data e dorëzimit të formularit të aplikimit. Familjet, që nuk kanë përfituar, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit kanë të drejtën e ankimit pranë qeverisjes vendore", thuhet në vendimin e marrë nga qeveria. Gjithashtu, në draft përcaktohet se organet e qeverisjes vendore do të marrin përsipër zbatimin e këtij ligji. Në çdo gjashtë muaj, organet përkatëse do të njoftojnë qeverinë mbi ecurinë e programit të strehimit. Ky është drafti i parë që qeveria miraton mbi kriteret dhe vënien në funksionim të programeve të strehimit të familjeve në nevojë. Në këtë proces do të përfshihen dhe organizatat jofitimprurëse, që në programin e tyre kanë si qëllim uljen e varfërisë dhe ndihmën e familjeve në nevojë. Megjithatë, do të jenë vetë njësitë bashkiake që do të përcaktojnë kritere të tjera në përzgjedhjen e përfituesve.

Ko-plan paraqet projektin e strehimit

Drejtori i Ko-Plan ka paraqitur, një javë më parë, pranë Komitetit të Orientimit të Politikave, në Partinë Demokratike, një projekt për strehimin e familjeve në nevojë. Sipas këtij drafti, në rast të ardhjes në pushtet, PD do të ndërtojë një mijë apartamente në vit për familjet në nevojë. Ndërsa është parë krejtësisht e mundshme që 2 mijë familje në vit të ndihmohen me kredi të zbutura. Drejtori i Ko-Plan thekson se është plotësisht e realizueshme sigurimi i një mijë trojeve që do të përdoren për strehim. Për këtë është kërkuar paraqitja e studimeve për koordinimin e hapësirave me ndërtime, duke respektuar mjedisin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›