Gjinazistja e zhdukur, humbet dhe telefni i saj
04/05/2005 Policia mblidhet urgjent për kërkime të rrepta. Teksti i plotë i kallëzimit të nënës
TIRANË- Asnjë pikë kontakti të familjarëve të 16-vjeçares së zhdukur prej datës 22 prill të këtij viti, ndërsa Policia e Tiranës mobilizohet në gjetjen e saj. "Unë e nënshkruara Yllka Agushi deklaroj humbjen e vajzës sime. Nuk i kemi numër celulari dhe askush nuk ka dijeni për të", thotë nëna e Irena Agushit në kallëzimin e saj, ndërsa nga ana tjetër askush nga zyrtarët e policisë, përveç burimeve policore në komisariati, nuk e konfirmon një fakt të tillë. Familja Agushi banon në lagjen "Ali Demi" të kryeqytetit dhe Irena është larguar nga shtëpia para disa ditësh, ndërsa kërkimet e policisë për gjetjen e saj ende nuk kanë sjellë rezultate konkrete. Një burim nga Komisariati numër 1 në Tiranë tha për gazetën "Metropol", se nëna e së miturës, Irena Agushi, e ka denoncuar personalisht zhkukjen e vajzës së saj. Që prej shtatë ditësh, nga kontrollet e rrepta të policisë në gjithë territorin e rrugës "Ali Demi", duke përfshirë këtu edhe zonën e Shkozës dhe në pika të tjera të Tiranës, kanë dalë vetëm disa pista kryesore që më pas iu janë referuar krerëve të Policisë së Tiranës, të cilët do të kryejnë procedurat e nevojshme të hetimeve. Lajmet që grupi hetimor u komunikon familjarëve të gjimnazistes janë të thata.
Hetimet
Sipas burimeve të Policisë së Tiranës, Yllka Agushi, nëna e vajzës së mitur, ka shkuar në ambientet e brendshme të Komisariatit numër, në të cilin, pasi ka denoncuar largimin e Irenës nga shtëpia, firmosi edhe procesverbalin. Ky i fundit ka kaluar menjëherë në instanca më të larta. Burimet e Komisariatit numër 1 bënë të ditur se, teksi i kallëzimit përmblidhej me pak fjalë e nuk jepte detaje të hollësishme. Në fakt, burime zyrtare të këtij komisariati nuk e pranuan një fakt të tillë, duke deklaruar për gazetën në rrugë telefonike se, "nuk jemi në dijeni të kësaj zhdukjeje", thanë burimet zyrtare të komisariatit. Ndërkaq, sipas burimeve policore, krehja paraprake e zonës nga policia kriminale nuk ka mundur të japë rrugën e duhur të pistës përfundimtare, pasi të dhënat janë të pakta. Duke iu referuar burimeve nga ambientet e Komisariatit numër 1, bëhet e ditur gjithashtu se vajza ishte në vitin e dytë të një gjimnazi afër kësaj zone, ndërsa në ambientet e brendshme të shkollës, janë marrë në pyetje edhe disa shoqe të saj, të cilat kanë përshkruar aktivitetin e tyre, të hënën e shkuar. Mirëpo edhe këto seanca pyetësore, sipas burimeve policore, nuk kanë sjellë të reja. "Tashmë fotografia dhe emri i Irena Agushit është dërguar në disa pika doganore dhe u është shpërndarë të gjitha zonave policore në Tiranë", citojnë burimet e policisë.