E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata shtyn për në 18 qershor gjyqin kundër Dritan Dajtit

Tiranë, 8 Qershor, NOA Gjyqi në ngarkim të Dritan Dajtit, ndaj të cilit rëndon vrasja e katër punonjësve të policisë së shtetit vrarë gjatë aksionit për kapjen e tij në Durrës, gushtin e vitit të shkuar, është shtyrë rishtas nga gjykata e krimeve të rënda, për në datën 18 qershor.

Dritan Dajti është shfaqur në gjykatë me një karrocë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Shtyrja e seancës kundër tij, u bë me kërkesë të avokatit të Dajtit, Arben Qeleshja, i cili në pamundësi të njohjes më parë, i kërkoi gjykatës më shumë kohë për tu njohur me provat e prokurorëve kundër Dritan Dajtit si dhe me një dëshmi që sipas tij mungon në dokumentacionin e dhënë nga prokurori i çështjes.

Kërkesa për shtyrjen e gjyqit i ka ardhur për mbarë dhe të akuzuarit Dritan Dajti, i cili ka thënë se në të vetmin takim që kish patur me avokatin nuk pati mundësi të njihej me provat, pasi iu desh ta ndërpriste për tu paraqitur në gjykatë.

Duke e quajtur të pavend kërkesën e të akuzuarit dhe avokatit të tij, prokurori i çështjes, Eugen Beci ka reaguar duke e konsideruar të pabazë kërkesën e avokatit Qeleshja, pasi provat në ngarkim të klientit të tij i janë vënë në dispozicion qysh në muajin dhjetor, kur nisi gjykimi i çështjes.

Duke pranuar apriori afatin e kërkuar të shtyrjes së gjyqit, prokurori Beci kërkoi nga gjykata pezullimin e afateve të paraburgimit për të arrestuarit.

Kërkesa e Dritan Dajtit për ndryshimin e trupit gjykues është rrëzuar nga gjykata e krimeve të rënda.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›