E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata vendos burgim të përjetshëm për Gaxhain

Autori i Lajmit: Redaksia
Tjetër burgim përjetë për Gazmend Brakën, i njohur ndryshe si Gaxhai. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dje vendimin për kreun e një prej bandave kriminale më të rrezikshme në vend, që njihet si rivali kryesor i Zani Caushit. Vendimi i djeshëm u dha pasi gjykata e shpalli fajtor për krijim të organizatës kriminale, për vrasjen e dy shtetasve, për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen. Ndërkaq, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin edhe për 4 anëtarë të tjerë të bandës së kryesuar nga Gaxhai. Kështu Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Edmond Leskaj dhe Gazmend Nebiu janë dënuar secili me nga 25 vjet burg. Ndërkaq, gjykata e shpalli të pafajshëm për 3 vrasje, mes tyre dhe të policit Viron Rrapaj, pasi nuk u provua ti ketë kryer Gaxhai dhe antarët e bandës së tij. Gazmend Braka aktualisht vuan një tjetër dënim me burgim të përjetshëm për disa vrasje, ndërkohë që ka tentuar dy herë të arratisej nga burgu.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›