E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet Zbulohet “strofulla” e dytë e Alket Rizait

Autori i Lajmit: Redaksia
Një shtëpi e re ku ka banuar i shumëkërkuari, Alket Rizai është zbuluar nga policia në Faro të Avlidhës. Sipas të dhënave ai ka banuar aty, në muajin maj, bashkë me të shoqen e tij. Menjëherë policia arriti në vend, dhe ushtroi një kontroll të hollësishëm të të gjithë banesës. Në kontrollin e ushtruar nga policia greke, u gjet një këmishë polici të uniformës verore me shenjën e policisë të ngjitur. Gjithashtu, u gjetën dhe dy pushkë, një celular, bateri celulari dhe karikues. Ndërkohë, shqiptari më i kërkuar nga Drejtësia greke, i ka habitur hetuesit e vendit fqinj me deklaratën e tij në polici, një ditë pas arrestimit të tij të fundit. “Urrej spiunët” ishte përgjigja e Alket Rizait, kur u pyet nga hetuesja e çështjes, se cilët ishin shokët e tij që e ndihmonin. Për armët që u gjetën në shtëpinë e tij ai tha se i kishte për sigurinë e vetes dhe jo për të kryer akte kriminale. Mikja e tij ”Sula e Peristerit” kundërshtoi të përgjigjet pasi janë duke u mbledhur akoma fakte për dosjen e saj dhe sipas ligjit ka të drejtë të mos flasë. Akoma është në hetuesi çifti shqiptar që u gjet në shtëpinë e Alketit në Ano Suli, Marathona. Akuzat kundër Rizait janë: Rekomandime për organizata kriminale, raste të shumta për armëmbajtje pa leje në bashkëpunim, rrëmbim në bashkëpunim, (rrëmbimi i helikopterit kur u arratisën nga burgu i Koridhalosë), marrje e aeroplanit në bashkëpunim, arratisje nga burgu, vjedhje në bashkëpunim, falsifikim, përdorje të falsifikimit dhe armëmbajtje pa leje.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›