Gjykata zëvendësoi sot gjyqtarët që shqyrtonin procesin e “Banda e Durrësit”
Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshoi sot përfaqësuesit ligjor të të pandehurit Lulzim Berisha, i akuzuar si kreu i "Bandës së Durrësit". Vendimi është marë pas mungesës sot në këtë Gjykatë të avokatëve të të pandehurit Lulzim Berisha, Arben Qeleshi dhe Ilia Ilia, ç'ka solli pezullimin e proçesit ndaj "Bandës së Durrësit". Trupa gjyqësore, e drejtuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari vendosi caktimin e avokatit Fatmir Braka për të mbrojtur të pandehurin Lulzim Berisha. Procesi ndaj kësaj bande, i nisur që mesin e vitit të kaluar, po shoqërohet me ndërrpreje të shumta përgjithësisht për mungesë të palës mbrojtëse në Gjykatë. Në këtë proces, janë 16 persona, të cilët akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, si vrasje të ndodhura vite më parë në Durrës dhe Tiranë në kuadër të "organizatës kriminale". Pjesa më e madhe e të pandehurve janë arrestuar gjatë këtyre tre viteve të fundit nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda
...