OSBE mbeshtet KQZ-ne per KZAZ-te

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri mirëpret vendimin e KQZ-së për të plotësuar vendet vakante në komisionet zgjedhore në përpjekje për të çuar përpara përgatitjet për zgjedhjet vendore të 8 Majit. “Shpallja publike e vendeve vakante në KZAZ, që duhen plotësuar së shpejti, është një hap i rëndësishëm dhe vendimtar në garantimin e transparencës së plotë të procesit zgjedhor ndaj qytetarëve”, tha ambasadori Wollfarth.
“Unë e mirëpres këtë hap dhe dua të vë në dukje se ai u bë i nevojshëm vetëm pasi disa parti refuzuan të marrin pjesë në procedurat demokratike, në bazë të rregullave që i kishin bashkëhartuar dhe miratuar vetë” tha ai. Sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike duhet të kishin paraqitur propozimet për komisionerë brenda 24 janarit dhe KZAZ-të duhet të ishin ngritur brenda datës 7 shkurt 2011.
Ambasadori Wollfarth përsëriti gatishmërinë e Prezencës së OSBE-së për të mbështetur institucionet shqiptare në zgjedhjet e ardhshme.