E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri letër ambasadorit Arvizu: Drejtësia po më mbyll gojën, slejon denoncimin e korrupsionit qeveritar

Saimir Tahiri

Deputeti i Partisë Socialiste dhe kreu i saj për degën e Tiranës, Sajmir Tahiri, i ka dërguar një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Tahiri shpreh shqetësim lidhur me sjelljen e sistemit të drejtësisë sa i takon paditjes nga fëmijët e kryeministrit Sali Berisha, të cilët kërkojnë 8 milionë lekë dëmshpërblim për shpifje. Në letër, deputeti i PD-së shprehet se akuzat për përfshirje në afera korruptive i ka mbështetur tek burimet e tij dhe tek informacionet të publikuara në media. Por, shton ai gjyqi u kthye në farsë pasi atij i jaht shkelur të drejtat themelore.

Më është mohuar në mënyrë të përsëritur e drejta për të thërritur dëshmitarë me justifikimin se Gjykata nuk arrin dot t i gjejë ata, edhe pse dëshmitarët në fjalë janë figura të njohura publike, madje disa ministra në qeverinë e Sali Berishës. I ofrova madje gjykatës edhe adresat e sakta të këtyre dëshmitarëve, por më kot. Më është mohuar e drejta për të paraqitur prova duke qenë se gjykata ka refuzuar të urdhërojë institucionet shtetërore përkatëse të më lëshojnë dokumentacionin që provon deklaratën time. Në një situatë që është kthyer tanimë në një lojë juridike e ka kush e ka, gjykata refuzon të lëshojë urdhrin për  marrjen e dokumenteve, institucionet nga ana e tyre refuzojnë të lëshojnë dokumentet pa një urdhër gjykate, ndërkohë që dokumentet që unë zotëroj janë quajtur të papranueshme sepse nuk janë marrë në përputhje me procedurën, pra me urdhër gjykate, shkruan Tahiri.

Deputeti opozitar nënvizon se edhe pse kishte kërkuar shtyrje të seancës gjyqësore për pamundësi, për shkak se duhet të ishte i pranishëm në seancën parlamentare, kërkesa nuk është pranuar dhe madje  gjykatësi në atë seancë ka vendosur të mbyllte hetimin në mungesë.

Tahiri shprehet se sistemi shqiptar i drejtësisë ka dështuar në mënyrë të përsëritur të japë drejtësi, duke dhënë kësisoj një kontribut të madh në instalimin e kulturës së pandëshkueshmërisë dhe e ka cilësuar vendimin ndaj tij si instrument që synon të na ndalojë të ngremë zërin për korrupsionin, skandalet dhe aferat e atyre që kanë sot pushtetin në Shqipëri. Në fund të letrës, deputeti fton Arvizun të marrë pjesë në seancën mbyllëse të këtij gjyqi që ai të jetë dëshmitar ai asaj që quhet gjyq të lira dhe të ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›