E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, aksionit të policisë për ndërtimet pa leje i shpëtojnë kullat e Bashës

Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Bashkise lulzim Basha

Aksionit të policisë së Vlorës të ndërmarrë sot për prishjen e ndërtimeve pa leje i kanë shpëtuar dy pallatet e kryebashkiakut Basha.

Policia e Vlorës nisi procedim penal për 26 persona, të cilët akuzohen për “ndërtim i paligjshëm” dhe “ndotje të ujërave”, por nuk nisi procedimin për dy pallatet paleje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Burime nga policia bëjnë me dije se nisur nga shqetësimet e vazhdueshme nga qytetarët si dhe nga konstatimet e kryera nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë në lidhje me hedhjen e materialeve të ngurta inerte përgjatë vijës bregdetare të bashkisë Orikum dhe Vlorë te tuneli, nga subjekte të ndryshëm me qëllim krijimin e moleve dhe hapësirave të mëtejshme për në brendësi të detit.

Por nga lista ne fjale duket se ka shpëtuar kryebashkiaku dhe kunati i tij që prej disa vitesh vijojnë ndërtimin në det.

Edhe pak ditë me parë në ketë zonë ishte kryeministri Berisha, por nuk përmendi dy kullat pa leje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›