E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykatë; “Banda e Lushnjes”, Dondollaku kërkon sërish gjykim të shkurtuar



I risjellë sërish për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda për krimet e kryera me pjesën e parë të bandës, e cila është dënuar me vendim të formës së prerë, Enver Dondollaku kërkon t’i shpëtojë dënimit me “burgim të përjetshëm”, duke kërkuar sërish gjykim të shkurtuar. Kërkesa iu drejtua togave të zeza nga avokati i krahut të djathtë të Aldo Bares, i cili është dënuar një herë me 25 vite burg për këto vepra penale për të cilat akuzohet. Dosja është kthyer për rigjykim nga Gjykata e Lartë, ndërkohë që kërkesa e Dondollakut është e njëjtë para gjykatës, ndërkohë që prokurori ka kërkuar kohë për t’iu përgjigjur kësaj kërkese. Dondollaku akuzohet për vrasjen e oficerit të policisë, Klenti Bano, për bombën e vendosur në stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnje, për vrasjen e Bledar Haxhiut e Dritan Sulçes, si dhe për urdhërimin e disa atentateve të tjera pa viktima, vetëm me dëmtime materiale apo të plagosur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›