Mallkohet gjyqtarja

Oj, e mallkume! Është ky mllefi i shprehur i një vajze nga publiku i sallës së gjykimit në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë drejtuar gjyqtares Marije Ademi.
Kolegji i kësaj gjykate, i udhëhequr nga gjyqtarja Ademi, të premten dënoi Franë Ferizin (42), Luigj Ferizin (37), Fadil Abazin (52), Ymri Hasanin (44) si dhe Violeta Ferizi Matiqin (37) me gjithsej 46 vjet heqje lirie si dhe me gjobën plotësuese prej gjithsej 110 mijë eurosh.
Që të gjithë janë dënuar për kryerjen e veprës penale të krimit të organizuar lidhur me veprën penale të blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së narkotikëve në mënyrë të paautorizuar. Fadil Abazi dhe Ymri Hasani ndërkaq janë dënuar edhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve.
Me këtë aktgjykim, Luigj Ferizi ka marrë dënimin më të madh, prej 11 vjetësh heqje lirie si dhe dënimin plotësues prej 50 mijë eurosh. Gruaja e tij, Violeta, ndërkaq është dënuar me shtatë vjet burg e më dënimin plotësues prej 30 mijë eurosh. Me 30 mijë euro e me dënimin prej nëntë vjetësh burg është dënuar edhe vëllai i Luigjit, Franë Ferizi.
Me nga nëntë vjet e gjysmë burgim ndërkaq janë dënuar Fadil Abazi e Ymri Hasani.
Dy të fundit janë dënuar për shkak se në kohë të ndryshme deri në maj të vitit 2008, kur edhe janë arrestuar, kanë sjellë përmes Serbisë dhe Maqedonisë drogë të llojit heroinë për në Kosovë përkatësisht në qytetin e tyre në Gjilan. Me këta dy persona kishte rënë në kontakt Franë Ferizi, po ashtu nga rrethi i Gjilanit. Ky i fundit kishte qenë ndërmjetësuesi i blerjes së drogës mes transportuesve nga Turqia, në njërën anë, dhe vëllait të tij, Luigjit me bashkëshorten, në anën tjetër.
Violeta është me shtetësi zvicerane dhe e martuar me Luigjin.
Në prill të vitit 2008, sipas aktakuzës, Luigji kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë me veturën e tipit Ford, kinse për ta shitur atë në Kosovë. Veturën e kishte lënë tek i vëllai. Më 2 maj të të njëjtit vit, ai kishte ardhur nga Zvicra bashkë me të shoqen e fëmijët. Ai kishte ardhur me një veturë tjetër të llojit Audi, me qëllim kinse të rikthimit të veturës së pashitur për në Zvicër. Një ditë më vonë, ata ishin nisur për në Zvicër, Violeta me fëmijët e saj në veturën Ford, ndërsa pas saj bashkëshorti me veturën Audi.
Me të dalë nga Gjilani, te vendi i quajtur Dheu i bardhë, policia i kishte ndaluar ata, ndërsa te vetura që po e drejtonte Violeta kishin gjetur rreth 7.5 kg drogë heroinë, të ngjitur në pjesën e epërme të veturës. Ata ishin arrestuar në vendngjarje, ndërsa përgjimet e mëhershme telefonike kishin bërë që të kapeshin edhe aktorët e tjerë të krimit të organizuar.
Me dënimin e shqiptuar, të akuzuarve iu janë marrë veturat në fjalë si dhe droga e gjetur.
Për punë të huaja po gjykoni njerëz, tha i akuzuari Fadil Abazi, teksa gjyqtarja Marije Ademi po lëshonte sallën e gjykimit.
Shko ti ku të çova unë, e tani flasim, ia ktheu gjyqtarja.
Një dënim i tillë është shqiptuar me gjithë presionet e ardhura për këtë rast. Konform kompetencave, rasti do ti takonte Gjykatës së Qarkut në Gjilan, por për faktin se gjyqtari gjilanas dhe njëherazi kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Ymer Huruglica, ishte mik me njërin nga të akuzuarit, rasti është sjellë në Prishtinë.
Burime në Gjykatë e Prokurori bëjnë me dije se gjyqtari Huruglica dy herë radhazi kishte qenë në Prokurori që të interesohej për rastin në fjalë. Veç presionit të tij, edhe djali i gjyqtarit Huruglica, sipas burimeve të Expressit, ishte munduar që të ndikonte me qëllim të një epilogu tjetër në këtë rast.