Identifikohen edhe 2 viktima të Tisas

EULEX ka njoftuar se janë identifikuar edhe dy viktima që i përkasin tragjedisë së Tisës. Me këtë, numri i viktimave arrin në tetë, ndërsa edhe 8 konsiderohen ende të zhdukur.
EULEX dëshiron të njoftojë se në mëngjesin e së shtunës, edhe dy viktima nga rasti i lumit Tisa janë identifikuar nga Departamenti i krimit të organizuar të Policisë së Kosovës. Viktimat e identifikuara këtë mëngjes janë një grua dhe një fëmijë, thuhet në një njoftim të EULEXit.
Sipas këtij njoftimi, identifikimi është bërë falë shkëmbimit të frytshëm të informacioneve ndërmjet Prokurorit Special të EULEXit, Francesco Mandoi dhe Prokurorit Special të Serbisë.
Tashmë, trupat e pesë viktimave që janë zbuluar nga autoritetet serbe janë identifikuar. Në total, deri më tani, tre trupa janë gjetur në pjesën hungareze të lumit ndërsa pesë në anën serbe.