Universitetet si do te kryhet regjistrimi i fituesve

Ministria e Arsimit dhe e Shkences publikon udhezimin per regjistrimin e maturanteve
Me 13 shtator do te shpallen listat e para te fituesve per shkollat e larta ne vend sic percaktohet ne udhezimin e nenshkruar nga ministri i Arsimit z. Myqerem Tafaj ndersa regjistrimi do te kaloje tri raunde ate paraprak te ndermjetem dhe perfundimtar.
Listat paraprake te kandidateve fitues shpallen ne website te APRIAL dhe MASH dhe u dergohen ne forme te shkruar dhe elektronike Institucioneve Publike te Arsimit te Larte nepermjet Drejtorise se Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor ne MASH ne daten 13.9.2010. Keto institucione duke filluar nga data 13.9.2010 ti afishojne listat ne vende te dukshme ne mjediset e fakulteteve perkatese ndash percaktohet ne udhezimin e ministrit.
Kandidatet fitues te shpallur me 13 shtator do te bejne regjistrimin paraprak te tyre ne programin e studimit ku jane shpallur paraprakisht fitues prane sekretarive mesimore te fakulteteve ne datat 14 deri 19 shtator 2010 nga ora 0800 deri ne oren 1800.
Per regjistrimin paraprak kandidati duhet te paraqitet personalisht prane sekretarive mesimore dhe te dorezoje dosjen individuale me dokumentet origjinale ndash percakton udhezimi. Dokumentet e nevojshme jane deftese pjekurie ne mungese te origjinalit vertetim me liste notash me fotografi ose dokument me fotografi i leshuar nga Arkivi i Shtetit me notat perkatese te nenshkruara nga drejtori i shkolles dhe nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale Zyres Arsimore dokument identifikimi leternjoftim pasaporte dhe fotokopje te tij. Ne dosje mbahet vetem fotokopja e dokumentit te identifikimit 2 fotografi si edhe mandatarketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.550 leke paguar ne nje nga bankat e nivelit te dyte.
Sekretaria mesimore pajis kandidatin qe ben regjistrimin paraprak me nje flete regjistrimi paraprak ku shenohet numri i regjistrimit emri i kandidatit si edhe data dhe ora e regjistrimit. Fleteregjistrimi paraprak duhet te jete i nenshkruar nga dekani dhe kryesekretarja mesimore e fakultetit dhe i vulosur ndash percakton udhezimi.
Ministria paralajmeron se kandidatet te cilet nuk kryejne regjistrimin paraprak brenda datave te percaktuara ne kete udhezim per cfaredo lloj arsye humbasin te drejten e regjistrimit dhe te vazhdimit te procesit dhe si pasoje keta kandidate nuk do te perfshihen ne listen perfundimtare te fituesve.
Faza e dyte do te nise me 25 shtator kur APRIAL do te shpalle listen e ndermjetme te kandidateve fitues. Kandidatet te cilet ne listat e ndermjetme jane shpallur fitues ne nje program studimi te nje preference te tyre me te larte se ai i regjistrimit paraprak do te cregjistrohen nga vete sekretarite mesimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar me pare. Keta kandidate terheqin dosjen individuale me dokumentet e cilesuara ne piken 7.2 te ketij udhezimi nga sekretarite mesimore ku jane cregjistruar dhe regjistrohen ne programin e studimit ne te cilin jane shpallur fitues me listat e ndermjetme ndash percakton udhezimi.
Regjistrimet e dyta do te zhvillohen nga datat 27 shtator deri me 1 tetor nga ora 0800 deri ne oren 1800. Ne te njejten periudhe do te kryhen edhe cregjistrimet e kandidateve te cilet kane fituar nje preference me te larte ose qe jane shpallur per here te pare fitues. Nderkaq kandidatet te cilet edhe ne listat e ndermjetme rezultojne fitues ne te njejtin program studimi nuk eshte e nevojshme te regjistrohen. Edhe ne kete faze studentet e shpallur per here te pare fitues qe nuk kryejne regjistrimin skualifikohen automatikisht.
Faza perfundimtare e regjistrimit zhvillohet me 6 tetor. Kandidatet te cilet ne listat perfundimtare jane shpallur fitues ne nje program studimi te nje preference te tyre me te larte se ai i regjistrimit ndermjetem do te cregjistrohen automatikisht nga sekretarite mesimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar me pare. Keta kandidate terheqin dosjen individuale me dokumentet hellipnga sekretarite mesimore ku jane cregjistruar dhe regjistrohen ne programin e studimit ne te cilin jane shpallur fitues me listat perfundimtare ndash percakton udhezimi i ministrit Tafaj.
Faza e fundit e regjistrimit do te kryhet ne te njejtat orare nga data 7 deri me 9 tetor vetem per kandidatet fitues te rinj.
Per sa u perket kandidateve nga trojet udhezimi percakton se listat e tyre perjashtuar kandidatet nga Republika e Kosoves te percaktuara nga institucionet pergjegjese te vendeve perkatese ne perputhje me kuotat e pranimeve te miratuara me vendimin nr. 586 date 7.7.2010 te Keshillit te Ministrave Per kuotat e pranimit ne Institucionet Publike te Arsimimit te Larte cikli i pare i studimeve me kohe te plote si dhe tarifat e shkollimit per vitin akademik 2010-2011 dergohen nga Drejtoria e Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor ne MASH ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte deri me 30 shtator 2010.
Administrimi i aplikimeve dhe perzgjedhja e kandidateve nga Republika e Kosoves behet nga IAL pritese mbeshtetur ne noten mesatare te shkolles se mesme edhe notat e lendeve per te cilat IAL kane vendosura koeficentet me te larte per pranimet ne kete vit akademik.
Kandidatet shqiptare nga Republika e Kosoves Maqedonia Mali i Zi Presheva Bujanovci dhe Medvegja regjistrohen prane sekretarive mesimore te fakulteteve ne datat 4 5 dhe 6 tetor 2010 duke paraqitur dokumentet perkatese ne gjuhen shqipe e te noterizuara ne Republiken e Shqiperise.