E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykatësi dëshiron ndëshkim me paralizë të trupit

Riad, 19 gusht - Një gjykatës në Arabinë Saudite i ka pyetur disa spitale në këtë vend se a janë në gjendje t'ia dëmtojnë shtyllën kurrizore njeriut, i cili është dënuar për sulm me sëpatë, pas të cilit viktima ka mbetur i paralizuar.
Mediet saudite njoftuan se gjykatësi nga provinca veriperëndimore Tabuk ka kërkuar mendimin e mjekëve, sepse konsideron se njeriu që e ka paralizuar tjetrin, duhet të dënohet me të njëjtën mënyrë.
Sipas shkrimit në gazetën "Okaz", spitali kryesor në Riad është përgjigjur se nuk mund ta kryejë një operacion të tillë, transmeton REL.
Arabia Saudite e zbaton ligjin e Sheriatit dhe kohë pas kohe i zbaton dënimet që bazohen në ligjin e lashtë "dhëmb për dhëmb".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›