E Diel, 1 Nëntor 2026

Profesori i dalldisur shëtit me shufra bërthamore në çantë

Pragë, 19 gusht - Ish drejtori i centralit bërthamor Temelin në Republikën e çekisë, Frantishek Hezouçki, ka mbajtur disa ditë në çantë pjesë të shufrave me karburant bërthamor.
Sasia e karburantit bërthamor ka qenë tepër e vogël për t’u regjistruar në hyrje të centralit, por është regjistruar nga detektori në dalje të qendrës.
Megjithëse Hezouçki ka qenë në dijeni për rregullat e rrepta, ai i ka shkelur ato kur ishte prishur maketi e shufrës, të cilën ua demonstronte studentëve të tij.
Për ta zgjidhur situatën, ai kishte kërkuar në institutin bërthamor që t’ia ndërtojnë dy modele, pjesë të shufrave bërthamore për t’ua treguar studentëve.
Profesori i dalldisur me çantën e tij kishte shëtitur nga Praga në universitetin në Pëlzenj.
“E mora karburantin bërthamor për shkaqe fisnike. E huazova që të mund t’ua tregoj studentëve”, i ka deklaruar profesori të përditshmes "Mlada Fronta".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›