Gjykimi i Mlladiç, një ditë e madhe për Drejtësinë Ndërkombëtare
Më në fund e kapën. Ka kohë që nuk vijnë lajme të bukura nga Europa, por fakti që tani Ratko Mlladiç është në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës është një motiv për të qenë i gëzuar pa hezitim. Njeriu përgjegjës për afër mijë burra dhe fëmijë të pafajshëm të vrarë duhet të përgjigjet për atë çka ka bërë dhe për gjëra të tjera. Kapja e tij shënon një tjetër hap përpara, në një epokë evolucioni nga më të mëdhatë: lëvizja botërore për përgjegjësi. Pak a shumë, 60 vjet më parë poeti polak Cezllav Millosh i shkroi një poeti drejtuar masakruesve dhe torturuesve masivë në një nga periudhat më të përgjakshme të historisë europiane: “Mos u ndje i sigurt ti që i ke bërë keq një njeriu të zakonshëm”. Njerëzit mund të të lavdërojnë për atë që bëre, por “poeti kujton”. Në këtë kohë një gjenocidas duhet të kishte frikë vetëm një poet që kujtonte. Një periudhë post-145 të përgjegjësisë ndërkombëtare jo shumë perfekt, të përfaqësuar nga procesi i Nurembergut ndaj liderëve nazistë dhe të traktateve që janë bazë e ligjeve humanitare ndërkombëtare, u zbeh pas hekurave të regjimeve të lindjes dhe amnezisë së dëshiruar. Monstrat vdiqën në krevatet e tyre, me medaljen në deviza të mbyllura në dollapë. Vetëm poeti mbante mend. Poeti dhe personat normalë, nëse ishin ende në jetë.
Megjithatë ato ideale pas-1945-s nuk u shuan kurrë. Nga vitet 70 e më pas, nga Amerika Latine deri në Afrikën e Jugut, nga Veri Lindja e Azisë deri në Europën Jug-lindore janë zhvilluar disa forma përgjegjësie: komisione të ndërmarra për të gjetur të vërtetën, hetime gjyqësore, hapje të arkivave, ndalim për njerëzit e kompromentuar të marrin poste publike, procese brenda vendit dhe jashtë tij. Çdo formë përgjegjësie ka një vend të përshtatshëm, por Gjykata Ndërkombëtare është gjeja më e mirë e krijuar deri më tani për të gjykuar të keqen më të keqe: atë që është i akuzuar për krime kundër njerëzimit. Në Gjykata Kombëtare shpesh bëhet akrobaci ligjore, dhe predominojnë dyshime të një agjende politike të anshme. Që një Gjykata dënon me 34 milion dollarë Hosni Mubarak sepse ka ndaluar rrjetin e internetit, a është mënyra e duhur për të pasur përgjegjësi për të kaluarën e regjimit? Natyrisht, forcat e armatosura egjiptiane kështu mendojnë, por në fund kjo gjë shmang vëmendjen nga roli fajësues nga vet ata, që kanë pasur nën regjimin e Mubarak. Gjykatat Ndërkombëtarë, të tilla si Gjykata për krimet e Luftës në ish- Jugosllavi që po gjykon Mlladiç, Gjykata Penale Ndërkombëtare, nuk janë pa të meta. Duke përjashtuar ngadalësinë e gjykimit, ku për shembull Milloshevic vdiq në burg pa u shpallur i fajshëm, esenca e kritikave dhe akuza ndaj këtyre gjykatave është se përdorin dy standard gjykimi. “pse” bërtasin Serbët, “të thërrasësh nën gjykim vetëm Serbët, dhe jo kroatët dhe boshnjakët?”. Akuza është e pa bazuar. Përveç Millosheviç, Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç, tribunali ka dënuar gjeneralin kroat Ante Gotovina, dhe aktualisht po ri-ndjek penalisht Ramush Haradinaj, liderin gueriles të UCK-së. “Pse” pyesin të tjerë “kapni në rrjetë vetëm peshqit e mëdhenj, dhe lini të ikin peshqit e vegjël?”. Kjo është e vërtetë, por është e paevitueshme. Nuk është e imagjinueshme të dërgosh në gjykim mijëra të fajshëm, me përgjegjësi të ndryshme, të masakrave të bëra në çdo diktaturë. Apo mendojmë se është më mirë tjetra, të kapen peshqit e vegjët dhe të lihen ato të mëdhenj? Kjo ishte akuza më e keqe e lëshuar përgjatë de-nazistizimit të bërë në fundin e viteve 40. Unë e mendoj kështu: nëse do të merremi vetëm me disa peshq, është më mirë të kapim në rrjetë ato më të mëdhenjtë. Më pas, natyrisht, ka prej tyre që ankohen “përse filanin dhe jo fistekun”, përse Millosheviçin dhe lirojmë Charles Taylor, por birmanin Than Shwe, ose sirianin Bashir Al Sad. Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve janë të shumëfishta: e para është se nëse nuk arrijmë të kapim të gjithë vrasësit, kjo nuk do të thotë që nuk do të kapim asnjë. E dyta është se GJND duhet të përndjekë edhe Fistekun. Dhe e treta është se përgjigjet e ndryshme nuk do të thotë dy standard drejtësie.
Nëse një lider kalon pragun që e kualifikon për akuzën për krime kundër njerëzimit, atëherë duhet të kalojë gjithmonë dhe gjithkund ndaj një procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Megjithatë nëse, veprimet e zeza të tij nuk e kalojnë pragun, mbetet vetëm një diçka për të gjetur një veprime në nivelin lokal. Për shembull është e gabuar Vojciech Jaruzelski që vuri ligjin ushtarak - por nuk i ndyu duart me gjak, dhe e përcolli Poloninë nga tranzicioni drejt demokracisë në 1989 – duhet të përballet me një proces. Krejt ndryshe, do të ishte sikur Muhamard Gedafi, i cili ka terrorizuar vendin e tij, dhe sigurisht meriton të përndiqet penalisht, duhet të luajë rolin e një Jaruzelski për të lundruar një tranzicion të kontrolluar. Megjithatë nuk duket se ka një avitje të ngjashme. A ka ndonjë të gatshëm të mendojë se Gedafi mbështet si burrë shteti, dhe t’i shpëtojë gjykimit të GjND-së. Në vend të tjera të botës, akuza se përdor të dy standarde drejtësie është ndaj Oksidenti, dhe posaçërisht ndaj Amerikës. Nga diktatorët e Amerikës Latine deri tek mbështetja ndaj Mbretërisë Saudite, miqtë despotë të Amerikës të fajshëm për vrasje gjithmonë ia kanë dalë, kurse kundërshtarët e tyre janë të ekspozuar për të vrarë.
Megjithatë përjashtoj krejt nga kjo kategori vrasjen e Bin Laden. Sepse në një botë ideale Bin Laden do të ishte sot në burgun e Hagës, bashkë në një korridor me Mlladic, Gotovinën dhe Gedafin. A ka prej tyre që besojnë se forca e sigurisë pakistaneze do ta dorëzonte Bin Laden, në GJND? Përgjigjen na e jep gazetari kurajoz që sapo humbi jetën sepse bënte reportazhe rreth miqësisë së shërbimeve sekrete pakistaneze dhe Al-Qaedës. Në një operacion nokturn, në errësirë të plotë, në një territor armik, pas asnjë ide se ku gjendet Bin Laden, nuk mund të presim që një njeri i Navy Seals të ndalonte dhe t’i lexonte akuzën për gjenodic, sipas normave të OKB-së.
Në përgjithësi, nëse ligji ndërkombëtar do të kishte ndonjë shans përballë monstrave të ardhshëm, atëherë SHBA-të duhet ta mbështesin konkretisht dhe jo vetëm me fjalë. Kjo do të thotë duhet aplikuar Ligjin Ndërkombëtar, edhe për SHBA-të dhe jo vetëm për vendet e tjera.
Ajo që i ka ndodhur këtë javë Ratko Mlladic, me gëzimin e të gjithëve, ka shanse të jetë një rregull ndërkombëtar, dhe jo një rast i përveçëm europian, atëherë SHBA-të duhet të mbështesin me gjithë autoritetin dhe ndikimin e tyre atë institucion që e bëri të mundur. Për të festuar denjësisht arrestimin e Mlladic, SHBA-të duhet të bëhen pjesë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
*Autori i shkrimit është profesor i njohur i studimeve europiane në Universitetin e Oksfordit dhe autor i librit “Bota e Lirë”. Shkrimi është marrë nga sajti “timothygartonash.com”