E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, nxirren detaje të sasisë së municioneve

Drejtoria e policisë së Durrësit ka kapur një sasi të madhe armatimi në një zonë në fshatin Zallë në Fushë Krujë.
 

Tashmë janë bllokuar dy predha anti-tank, 10 mina, 21 kuti me ndezësa, 100 copë kapsolla detonatore, 3000 fishekë, 75 kg tritol në dy arka.
 

E gjithë kjo sasi armatimi dhe eksplozivi është gjetur në fshatin ku policia prej disa javësh është duke kërkuar autorët e disa shpërthimeve me lëndë eksplozive që kanë ndodhur përreth këtij fshati dhe fabrikës së çimentos.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›