Barazia gjinore Berisha Qeveria do favorizoje grate
Gratë biznesmene në fshat dhe qytet do të favorizohen me grante dhe kredi nga qeveria shqiptare. Miratimi i strategjisë së barazisë gjinore ishte çështja kryesore në të cilën u ndal kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
“Në rendin e ditës sot çështje më themelore është Strategjia e Barazisë Gjinore. Në Shqipëri, për të njëjtin vend pune, si rregull gratë dhe burrat kanë të njëjtën pagesë, por problemi është se kur vjen puna te shpërndarja e vendeve të punës, atëherë kjo bëhet e pabarabartë. tTë gjitha burimet publike duhet të përparësojnë në mënyrë të qartë si kristali veprimtarinë e grave. Kjo jo për diskriminuar burrat, por për të bërë të mundur shënimin e disa hapave përpara në drejtim të barazisë gjinore. Të gjitha grantet që u jepen fermerëve shqiptarë duhet t’u adresohen zonjave të shtëpisë”-tha Berisha.
Duke i cilësuar gratë si gjysmat më të përgjegjshme të familjes, Kryeministri Berisha citoi se duhen përmirësuar ligjet të cilat duhet të shpallin vepër të rëndë penale dhunën ndaj grave.
“Problemi i barazisë gjinore ka disa aspekte te tjera jashtëzakonisht të dhimbshme, ka dhunën në familje, që është dhe krimi më i shëmtuar. Ne jemi dëshmitarë se kjo dhunë në Shqipëri ka dhe forma nga më tragjiket. Shoqëria akoma ka një predispozitë të papranueshme për tu vërsulur verbërisht ndaj një gruaje apo vajze, për një krim, për një faj për një problem , gjë që nuk e bën për burrin ndaj dhe është e domosdoshme një qëndrim ligjor i rreptë, nga më të rreptët ndaj dhunës ndaj grave dhe vajzave”-theksoi kryeministri.
Këshilli i Ministrave emëroi edhe drejtorin ekzekutiv të agjencisë së biznesit social dhe mikrokreditit dhe ka vendosur ‘de fakto’ anëtarësimin në dekadën e romëve, një projekt i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Erjon Ajazi