Gjykimi ndaj Priftit e Beqirajt ne shtate maj

Ka filluar shqyrtimi gjyqësor i çështjes Prifti-Beqiraj. Në Gjykatën e Lartë është zhvilluar séanca e parë gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të METE-s dhe zëvëndësit të tij të cilët akuzohen nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion pasiv. Procedimi penal ndaj Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt filloi pas shfqjes së videos së regjistruar nga vetë Prifti, të dy ndanin me njëri tjetrin 70 mijë euro. Trupi gjykues me relatore Mirela Fana pasi vendosi që gjykimi i Beqirajt të bëhej bashkë me atë të Priftit pavarësisht se zëvëndësministri nuk është person me imunitet, palët kanë paraqitur kërkesat e tyre paraprake. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar nga Kolegji Penal shpalljen të pavlefshme të të gjitha akteve dhe veprimeve hetimore si ka kanë kërkuar që çështja ndaj priftit dhe Beqirajt të pushohet.
Sipas avokatëve mbrojtës gjykimi ka filluar duke u bazuar në një filmim, i cili ka dalë nga ekspertiza amerikane, ekspertizë e cila është shpallur e pavlefshme dhe nul nga ana e Gjykatës së Lartë në çeshtjen “Meta”. Avokatët shprehen se nuk mund të ketë pasoja nga një veprim nul. Prokrurori, Bujar Sheshi nga ana e tij ka i kërkuar Kolegjit Penal kohë për studimin e kërkesave të paraqitura nga mbrojtja pasi ishin voluminoze dhe komplekse. Séanca e radhës u shty për më 7 maj ndërkohë gjykimi i Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj do të zhvillohet edhe pa prezencën e tyre pasi i kanë kërkuar gjykatës që interesat e tyre të mbrohen nga avokatët.