E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasjet per pronen rishfaqet konflikti ne Unazen e Re

Një muaj pas protestës së parë 6 gratë dhe familjarët e tyre tentojnë të ringjiten në taracën e pallatit në ndërtim në zonën e Unazës së Re. 

Grupi i familjeve në konflikt me pronarin ndërtues janë ballafaquar fillimisht me rojat private të firmës ndërtuese, dhe kur këta nuk i kanë lënë të futen në objekt kanë tentuar të bllokojnë punimet duke mos lejuar punonjësit të futen. 

Me ndihmën e shërbimit të policisë private punonjësit kanë mundur të futen në pallat, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Komisariatit numër 6 të Policisë së Tiranës.

Policia ka qëndruar jashtë rrethimit të objektit në ndërtim për të mos lejuar përplasje fizike mes banorëve dhe ndërtuesve apo punonjësve. 

Problemi i banorëve me pronarin e pallatit u bë publik në protestën e parë të 6 grave që një muaj më parë hipën në taracën e pallatit duke kërcënuar se do të vetëhidheshin. Gratë qëndruan dy ditë në taracë dhe zbritën që andej pas negociatave me ndërtuesin. 

Banorët kërkonin respektimin e një kontrate të një firme kontraktuese të ndërtuesit në bazë të së cilës ata kishin shembur shtëpiat e tyre për të ndërtuar pallatin. Ndërtuesi pretendonte pas shembjes dhe nisjes së ndërtimit se banesat ishin pa leje duke ulur përqindjen, fakt ky i papranuar nga banorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›