E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykohen dy marinsat që “urinuan” mbi talebanët

Dy marinsa amerikanë do të përballen me gjyqin ushtarak, për shkak të dyshimeve se kanë urinuar mbi trupat e pajetë të talebanëve në Afganistan.

Videoja e 39-sekondëshe e incidentit të vitit të kaluar, është shfaqur në fillim të këtij viti në internet, duke shkaktuar zemërime të mëdha në Afganistan.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, e ka cilësuar veprimin e marinsave si “jonjerëzor”.

Tre marinsa të tjera janë shpallur fajtorë për videon muajin e kaluar, por megjithatë ata nuk do të ndiqen penalisht.

Rreshterët Joseph Chamblin dhe Edwar Deptola ballafaqohen edhe me një seri akuzash për dështimin për të mbikëqyrur marinsat e rinj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›