E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet një zyrtar i lartë i Al Qaidës

Një zyrtar i Al Qaidës dhe të paktën katër militantë të dyshuar islamikë janë vrarë nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarë të inteligjencës, duke folur nën kushte anonimiteti, kanë konfirmuar se Abu Kasha al-Iraqi është vrarë në rajonin e Vaziristanit Verior.

Abu Kasha al-Iraqi thuhet të ketë qenë projektues i rangut të lartë brenda rrjetit terrorist.

Vaziristani Verior është njëri nga shtatë qarqet fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin, ku militantët e Al Qaidës besohet se kanë strehët e tyre.

Në anën tjetër, një studim i përbashkët i hulumtuesve të dy universiteteve amerikane vë në pah se sulmet e telekomanduara të Shteteve të Bashkuara në rajonet fisnore të Pakistanit kanë vrarë më shumë civilë, seç kanë pranuar zyrtarët amerikanë.

Studimi i Universitetit Standford dhe atij të New Yorkut nuk ka vlerësuar humbjet e përgjithshme civile, për shkak të të dhënave të kufizuara.

Studimi i rekomandon Washingtonit të rishikojë programin e sulmeve të telekomanduara, duke thënë se i njëjti ka përkeqësuar bashkëpunimin e pakistanezëve me politikat amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›