Deputeti Prifti takim blic me prokurorin Malaj
22/04/2011 Qëndrimi 45 minuta në zyrë
TIRANE-Deputeti Dritan Prifti që denoncoi korrupsionin mes tij dhe Ilir Metës, si dhe aferat e koncesioneve minerare, është paraqitur dje vullnetarisht në Prokurorinë e Tiranës, ku ka zhvilluar një takim me prokurorin e rrethit Sokol Malaj. Për rreth 45 minuta, Prifti ka qëndruar në zyrën e Malaj dhe më pas së bashku me bodigardët e tij është larguar nga institucioni i akuzës. Nuk dihet me saktësi se çfarë kanë bashkëbiseduar mes tyre, por ka shumë mundësi që tema e bisedës ka qenë procedimi penal për akuzën e korrupsionit që Prokuroria ka nisur ndaj deputetit Dritan Prifti. Ky i fundit është dhe një nga dëshmitarët kryesorë të Prokurorisë së Tiranës për dy çështje të bujshme si ajo e kontrabandës së naftës virgine dhe koncesionet minerare. Dëshmia e tij para gjykatës do të rëndonte akoma dhe më tepër pozicionin e biznesmenëve të arrestuar nga njësia Task-Forcë. Ditët në vijim pritet që të hidhet më tepër dritë rreth motivit të paraqitjes së Priftit në Prokurorinë e Tiranës, teksa dosjet që ai ka denoncuar aktualisht mbeten disa prej momenteve më të rëndësishme në punën hetimore të organit të akuzës. Prifti u vetëakuzua së fundmi, pasi një video e implikonte atë në çështjen e 80 mijë eurove.