I penduari zbërthen “Hijet e Natës”
22/04/2011 Dëshmia e Admir Burrit, në dy episode supergrabitjesh dhe përgjimet e Prokurorisë për bandën me 8 anëtarë
Grupi përdorte numrat e të dashurave për grabitjet, mashtrimet dhe sherret mes tyre
TIRANE-Tetë shtetas superhajdutë që etiketoheshin nga Prokuroria me kodin “Hijet e Natës”, kanë përdorur numrat e të dashurave të tyre për të realizuar plot 10 grabitje, disa prej të cilave sollën një impakt tronditës në kryeqytet. Grupi kriminal që drejtohej nga të pandehurit Elton Lika dhe Sulejman Bakalli, ky i fundit një grabitës i njohur bankash, është gjunjëzuar nga përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, si dhe nga tradhtia e shokut të tyre Admir Burri. Ai vendosi të bashkëpunojë me prokurorët Anton Martini dhe Besnik Muçi, duke treguar të gjithë aktivitetin kriminal, që nga vëmendja që grupi i kushtonte një biznesi, mënyrën e grabitjes, kujdesit për të mos lënë gjurmë, disiplinimi i lëvizjeve, si dhe zhdukja e kasafortave në malin e Dajtit. Gjithashtu konfliktet dhe mashtrimet mes anëtarëve të grupit lidhur me mënyrën e ndarjes së shumave financiare që ata grabisnin. Gazeta “Metropol” ka mundur të sigurojë një pjesë të dëshmisë të të penduarit Admir Burri, i cili tregon me saktësi grabitjen e një agjencie turistike “ATHS”, si dhe supërgrabitjen e kasafortës së biznesmenit të ndërtimit Ilirian Çela. Ndërkohë që gjatë leximit të pretencës dy prokurorët i kërkuan gjykatës që të shpallnin fajtor tetë të pandehurit duke kërkuar në total një dënim prej 66 vjet burg.
I penduari: Grabitja e “ATHS”
I penduari Admir Burri tregon se “data e saktë e kësaj ngjarjeje nuk më kuptohet, por mbaj mend se unë kam qenë në një pikë interneti tek “Komuna e Parisit” ku shkoj pothuajse çdo natë, dhe më kanë takuar shtetasit Fatjon Lika që i thërrasin Jani dhe Sulejman Bakalli. Ata më thanë hajde të dalim një xhiro që të shohim diçka. Rreth orës 12:00 deri në 01:00 lëvizën me makinën time të punës ku punoja tip “Wolksvagen”. Në këtë kohë punoja tek birra “Tuborg”. Mbaj mënd që u vërdallosën në Tiranë duke bërë xhiron e parë. Më pas shkuan tek rruga e Durrësit, vendi i quajtur “Hambo”. Ndaluam aty dhe Fajtoni me Sulejmanin, pasi morën kaçavidat, që i kishin me vete, më thanë mua që të prisja tek lokali “Hambo”, ish-pastiçeri Flora, të shikoja rrugën dhe nëse do kishte policë t’i lajmëroja me telefon. Ata u futën nga mbrapa pallatit nëpërmjet një tuneli dhe dolën prapa “Piacës”. Pas 30 minuta dolën dhe më morën me vete. Makinën e lashë në vend dhe shkova në këmbë. Shkuam në drejtim nga ishin larguar më parë dhe u afruan pranë shkallëve të një pallati. Aty më thanë që ec e merre makinën dhe afrohu, kur të vish tek shkalla hape derën. Unë shkova tek makina dhe veprova siç më urdhëruan. Pas një ore më bënë zile dhe afrova mjetin tek shkalla e një pallati prapa “Piacës”. Fatjoni dhe Sulejmani erdhën dhe me vete kishin një kasafortë metalike rreth 50 cm me 50 cm, të cilën e futëm në bagazhin e makinës. U nisëm dhe shkuam te banesa e Sulejmanit në Laprakë, ku futën dhe makinën në oborr. Në ato momente ora ishte 04:00 e mëngjesit, më pas jam larguar me makinë, ndërsa kasafortën e lashë tek Sula. Të nesërmen nga ora 09:00 Fatjoni më ka marrë në telefon, e më kërkoi të takoheshim. U takuam tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Nuk qëndruam shumë, por më tha se brenda në kasafortë ishin 6 mijë euro dhe më tha që 2 mijë euro të takojnë ty. Unë mora 2000 eurot dhe Fatjoni u largua. Në darkë kur u takuam tek interneti, më tha se kasafortën e kishin hedhur në malin e Dajtit, por konkretisht nuk ma tha vendin dhe unë nuk u interesova gjatë”. Në fakt në kasafortën e grabitur ndodheshin plot 50 mijë euro, nga të cilat vetëm 2 mijë euro i kanë dhënë të penduarit Burri, ndërsa pjesën tjetër e kanë mbajtur vetë.
I penduari: Supergrabitja
“Edhe këtë ngjarje si datë nuk e kujtoj, por mbaj mend se më ka marrë në telefon Fatjoni në orët e darkës dhe më ka thënë hajde të takohemi se kemi gjetur një punë të mirë. Jam përpjekur të shmangem, duke i thënë se kam djalin sëmurë. Fatjoni më ka marrë përsëri në telefon duke më kërkuar të dal. Rreth orës 10-të të mbrëmjes kam shkuar tek qendra e internetit, ku dilja përherë. Nga ora 11-të ka ardhur Fatjoni, më tha që tek Ministria e Drejtësisë kemi një punë të mirë dhe se do vish patjetër pasi ka lekë. Unë i thashë se do të vij. Pritën tek interneti dhe aty erdhi Sula me një makinë tjetër. Pasi qëndruam pak aty, Sula iku të marrë Sajmir Kuçin, duke na thënë që të shikonim vërdallë si ishte gjendja. Gjatë survejimit në rrugën “Fortuzi” po shihnim nëse kishte roje, policë, si dhe Fatjoni ma tregoi pallatin se ku do të hynim. Ishte një pallat i ri në mes të vilave, ndërsa ora po shkonte tek 2 i natës. Erdhi Sajmiri me Sulën, mua më lanë në rrugën “Fortuzi”, ndërsa ata të tre hynë në rrugicën që të çonte tek pallati. Më lanë porosi që kur të më bënin zile të afrohesha për t’i marrë. Pas dy orë qëndrimi rreth orës 4 të mëngjesit më kanë bërë zile. Unë u afrova afër pallatit, hapa bagazhin dhe pashë se ata po tërhiqnin me batanije një kasafortë. Ata mbanin në kokë maska. Me mundim e futëm në bagazh, por bagazhi nuk mbyllej pasi kasaforta ishte e madhe. Nuk më linin ta kapja unë kasafortën, pasi kishin frikë mos lija gjurmë. Me bagazh hapur jemi larguar, ndërsa kasafortën e mbuluam me batanije. Sulës i ishte thyer njëra nga kaçavidat. Makinën së bashku me kasafortën e kemi lënë tek shtëpia e Sulës. Më thanë se nëse ke dëshirë të largohesh, ikë në shtëpi. Kur dola më premtuan se sa para të ishin do t’i ndanin në mënyrë të barabartë. Të nesërmen rreth orës 09:30 më ka marrë në telefon ose Fatjoni ose Sula, për t’u takuar. Takimi u krye tek shkolla e inxhinierisë. Aty më thanë se kasaforta ishte mirë me lekë, i kishin hequr pjesën e personin që i kishte treguar vendin e kasafortës. Mua më thanë se pjesa prej 20 mijë euro të takon ty, duke shtuar se ishim larë me borxhet që kishim. Unë s’kam dijeni se si e kanë hequr kasafortën nga pallati, pasi nuk më kanë thënë gjë atë natë dhe më pas të nesërmen kur dolën në gazetë, pashë që ishin vjedhur 500 milionë lekë. E mora në telefon Fatjonin dhe i kërkova të takoheshim në mbrëmje. U takova dhe i thashë përse më keni gënjyer për shumën e vjedhur, pasi në gazeta kishte një shumë të madhe. Fatjoni më tha që gënjejnë gazetat, duke m’u betuar për familjen që nuk po më gënjente”. Në këtë grabitje janë marrë nga banesa e Ilirjan Çelës dhe disa sende të tjera me vlerë si ora të shtrenjta e bizhuteri të tjera.
Som
U takova dhe i thashë përse më keni gënjyer për shumën e vjedhur, pasi në gazeta kishte një shumë të madhe. Fatjoni më tha që gënjejnë gazetat, duke m’u betuar për familjen që nuk po më gënjente
Som
U afrova afër pallatit, pashë se me batanije po tërhiqnin kasafortën. Me mundim e futëm në bagazh, por bagazhi nuk mbyllej pasi kasaforta ishte e madhe. Nuk më linin ta kapja unë kasafortën, pasi kishin frikë mos lija gjurmë.
Bisedat e përgjuara nga Prokuroria
03.04.2009
Shoku: Se ka polica, po të marrë, hape atë telefon mos dil te kryqëzimi, te semafori se ka polic.
Sulejmani: Ok ok, po ik
Shoku: Hajde, hajde shpejt o burrë
Sulejmani: Po pra po
05. 04. 2009
Shtetasi: Kur të dal do të bëj bos
Sulejmani: Jo, jo me lek jom, toka kam sa të duash
Shtetasi: Po kur ke lek ti me jep ca mua
06.04.2009
Sulejmani:Po
Shtetasi: Çar ka ba vaki andej nga pallati i sportit ere?
Sulejmani: Çar
Shtetasi: Mos ri andej nga shtëpia
Sulejmani: E kaq ik
Shtetasi:Hajt
07.04.2009
Suledjmani: Ke fol me malukën e?
Admiri:Kam fol kam fol, po s’po e kap se ka për të më dhënë lekët se do ja çaj gojën unë atij.
Sulejmani: Është B..q... fare, është në gjumë, rrezik ka fik telefonin
10.04.2009
Admiri: He me?
Sulejmani: Hajde futu shpejt në merr ktu te rruga shpejt.
Admiri: Mir, hajt.
Sulejmani:Hajt futu knej.
10.04.2009
Admiri: He?
Sulejmani: He mo futu o vlla hec
Admiri: Tu ec jam o vlla
Sulejmani: E pra hajde çar...
Sulejmani: Uli dritat të shkurta k...
Admiri: Po pra hajt
Sulejmani Hajt
Tabela e 10 grabitjeve
1. Pikë lojra fati “Admiral” shuma e grabitur 6milion
2. Shoqëria “ATHS” grabitur 33. 600 euro 2920 USD e 39 000 lekë
3. Banesa e Ilirjan Çela grabitur 340 000 euro, 13 400 000 e 5000 Paund
4. Banesa Dritan Pashako grabitur zero lekë
5. Ambasada Daneze grabitur 1 mijë euro, dy lap-topë, e sende te tjera
6. Shoqëria “Merkaj” grabitur 10 milion lekë
7. Shoqëria “Pasha Travel” grabitur zero lekë
8. “Skutari Konstruksion” grabitur zero lekë
9. Shoqëria “Ferano Grup” grabitur, tre lap-topë, 2 aparate fotografik
10. Shoqëria “Ferrotours” grabitur 4 mijë euro
Pretenca në gjykatë
1. Elton Lika 13 vjet burg
2. Sulejman Bakalli 12.6 vjet burg
3. Sajmir Kuçi 12.6 vjet burg
4. Admir Burri 10 vjet burg
5. Dritan Duka 8.6 vjet burg
6. Taulant Mataj 4 vjet burg
7. Euklid Habili 3.6 vjet burg
8. Drinald Mataj 1.6 vjet burg