E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga peshkatarit shqiptar me një kg hashash mes peshkut

22/04/2011  Kronikë me shqiptarët jashtë kufijve

45-vjeçari e kishte ndarë në 100 pako

ITALI- Një peshkatar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është kapur në Itali me 100 kg hashash në mjetin e tij lundrues. Hetimet janë filluar prej disa kohësh, të drejtuara për trafikimet e sasive të mëdha të drogës për tregun italian. Hetuesit në shënjestër kanë pasur një minifurgon për transportin e ushqimit, në të cilin ishte gjetur droga. Aty ishin 100 kuti të paketuara me celofan, lëndë e përkryer për të parandaluar humbjen e substancave. Për të fshehur 100 kilogram marihuanë dhe përhapjen e erës, ishin futur në furgon edhe disa kuti me prodhimet e detit, si dhe mishi i kalbur. Mashtrimi, megjithatë, nuk ka shërbyer për të mashtruar policët, të cilët pas një ndjekjeje arritën të ndalojnë kamionin në autostradën 148-Pontina. Shoferi, 45 vjeç, shqiptar, u përpoq të shpëtonte, por ishte i rrethuar nga patrullat e Policisë së Shtetit. Ai u arrestua për posedim për qëllime të trafikut të drogës, si dhe policia sekuestroi drogën. Operacioni "të lirë nga droga” është një përpjekje për të ulur numrin e trafiqeve të drogës në Itali, nëpërmjet një bashkëpunimi të suksesshëm dhe të koordinimit në mes të forcave policore të angazhuara gjithnjë e më shumë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›