E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindita Milo: Tregu është i deformuar

16/06/2009  Seminari

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo (Lati), theksoi dje se ekonomia po përballet me një treg të deformuar. Shumë shpesh biznese të ndryshme bëjnë marrëveshje të fshehta për të sjellë përfitime në kurriz të konsumatorëve. “Ne jemi të pranishëm në një treg të deformuar në njëfarë mënyre. Kuptohet që zbulimi i marrëveshjeve dhe sjelljeve të bashkërenduara është një proces i vështirë që nuk lidhet vetëm me struktura ekonomie si vendi ynë, por edhe me problemet që ka sistemi i informacionit në vendin tonë,” - tha Milo, gjatë një seminari të organizuar me ekspertë të konkurrencës në vende të ndryshme të rajonit të Evropës Lindore. Vendimet e marra nga ana e Autoritetit të Konkurrencës nuk kanë sjellë rezultatet e pritura, sepse ato kanë mbetur në dyert e gjykatave. Seminari është përqendruar në metodologjitë e përdorura për vlerësimin e shtrembërimeve të mundshme të konkurrencës nga marrëveshjet horizontale apo vertikale si dhe në rregullat procedurale që përdoren nga autoritetet e konkurrencës duke u përqendruar te provat në të cilat mbështetet zbulimi i karteleve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›