E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të djathtët miratojnë dhënien e ndihmës ekonomike

16/06/2009  Korçë, këshilltarët bashkiakë të spektrit të majtë bojkotojnë mbledhjen

Rrezikohej pagesa për të paaftët për muajin maj nëse nuk mblidhej këshilli

Korçë-Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj që tashmë përbëjnë mazhorancën e Këshillit të Bashkisë Korçë dhe njëherazi e kryesojnë atë, kanë mundur që në mbledhjen e ditës së hënë të miratojnë dhënien e ndihmës ekonomike për familjet e qytetit të Korçës që e përfitojnë atë. Me këtë miratim ka marrë fund dilema e shumë qytetarëve të Korçës, e personave që marrin pagesë paaftësie, e kujdestarëve të tyre, të verbrit dhe invalidët, të cilët prisnin çdo ditë se ç’do të ndodhte me ta, pasi këshilltarët e majtë ende nuk kanë pranuar faktin që tashmë kanë mbetur në minorancë dhe për këtë arsye nuk dëshironin miratimin e dhënien së ndihmës ekonomike pa u zgjidhur së pari konfliktet që janë krijuar së fundi mes dy grupeve të këshilltarëve, (të majtëve dhe të djathtëve). Megjithatë, fal kësaj mbledhjeje u bë e mundur që 1.299 familje të përfitojnë ndihmën ekonomike nëpërmjet një fondi të miratuar prej 4 milionë e 630 mijë lekësh. Ndërkaq u çel drita jeshile për 109 vetë që marrin pagesë paaftësie, ku së bashku me 92 kujdestarët e tyre përfituan një fond prej 9 milionë e 756 mijë lekësh. Nga ky miratim nuk ngelën jashtë 183 të verbrit dhe 77 kujdestarët, të cilët përfitojnë një fond prej 2 milionë e 353 mijë lekësh, por as invalidët, numri i të cilëve shkon në 1.316 vetë, ku për ta brenda një muaji duhet të shpërndahet një fond prej 4 milionë e 689 mijë lekësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›