Gjyqatarët amerikanë: Votoni dekretet e Topit
Autori i Lajmit: red.
“Tani Parlamenti ka mundësinë që të mbrojë e të zhvillojë një sistem të pavarur gjyqësor në Shqipëri duke vlerësuar emërimet e Presidentit për në Gjykatën e Lartë me transparencë dhe me drejtësi. Presidenti Topi tashmë i ka emëruar dy herë kandidatët për të shërbyer në Gjykatën e Lartë”
Gjyqtarët amerikanë kërkojnë trasparencë për procesin e përzgjedhjes dhe votimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Në një letër publike drejtuar Kuvendit ata sugjerojnë që Parlamenti të punojë pa ndikime partiake rreth emërimit të kandidatëve, ndërkohë që i atribuojnë Presidentit te Republikës së Shqipërisë të drejtën ekskluzive për të përzgjedhur dhe hetuar rreth kandidatëve. Nënshkruesit e kësaj deklarate janë gjyqtari i Qarkut të Dytë, të Shteteve të Bashkuara, Xhon Uoker, gjyqtari i distriktit te Minesotas, të Shteteve të Bashkuara, Pol A. Magnuson, ish-Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shtetit të Uashingtonit, Robert Atër dhe Doktori i Shkencave Juridike, Këshilltar Ligjor, Rozher D. Sherard.
Deklarata
Në demokraci, pushteti gjyqësor mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut siç janë, liria e fjalës, liria e ndërgjegjjes, procesi i rregullt, i ndershëm dhe i paanshëm gjyqësor, liria për të kontraktuar, dhe siguron që njerëzit do të mbrohen nga një sistem i drejtë dhe i ekuilibruar që do të zgjidhë mosmarrëveshjet e tyre, do të mbrojë të drejtat e tyre dhe do të dënojë kriminelët. Një pushtet gjyqësor i pavarur dhe profesional nuk është një privilegj për gjyqtarët, por një e drejtë themelore e njerëzve. Të gjitha vendimet mbi emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë duhet të mbështeten në kritere dhe merita objektive duke i dhënë vlerësimin e duhur kualifikimeve, integritetit, dhe aftësisë. Duhet të ketë garanci, të cilat sigurojnë që procedurat për të emëruar gjyqtarët do të jenë transparente dhe të pavaruara në praktikë në mënyrë që vendimet të mos influencohen nga arsye të tjera, përveç atyre që janë të lidhura me kriteret e përmendura më sipër. Këto procedura duhet në mënyrë sistematike të kërkojnë kandidatët më të mirë të mundshëm dhe të veprojnë me dinjitet për të inkurajuar kandidatët e aftë për të pranuar emërimin në gjykatë. Këto janë parime të vendosura mirë në Bashkimin Evropian, të zhvilluara nga Këshilli i Evropës dhe demokracitë e tjera. Kur të tjerët të gjejnë se sistemi gjyqësor i Shqipërisë po u përmbahet këtyre parimeve, do të ketë akoma edhe më shumë njerëz që do të duan të investojnë në Shqipëri. Bota tani po vëzhgon se si Parlamenti po bashkëvepron me gjyqësorin. Tani Parlamenti ka mundësinë që të mbrojë e të zhvillojë një sistem të pavarur gjyqësor në Shqipëri duke vlerësuar emërimet e Presidentit për në Gjykatën e Lartë me transparencë dhe me drejtësi. Presidenti Topi tashmë i ka emëruar dy herë kandidatët për të shërbyer në Gjykatën e Lartë. Në të vërtetë, është në tagrin dhe detyrimin e Presidentit për të bërë një hetim në mënyrë që të gjejë kandidatë të kualifikuar për t u emëruar në Gjykatën e Lartë. Sipas Kushtetutës dhe për të përmbushur parimet demokratike, kjo duhet të mbetet e drejta ekskluzive e Presidentit të Republikës. Parlamenti kohët e fundit ka vendosur një procedurë për të mundësuar transparencën e këtij procesi – seanca dëgjimore publike. Disa kanë shprehur shqetësimin se politika do te ndërhyjë mjaft ne procesin përzgjedhës të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Prandaj, është thelbësore që Parlamenti të kryejë seancat dëgjimore për secilin kandidat në një mënyrë të drejtë dhe të ekuilibruar për të siguruar që kandidatët më të kualifikuar do të pranohen për në Gjykatën e Lartë. Seancat dëgjimore të Parlamentit për të emëruarit në Gjykatën e Lartë duhet të ngrihen mbi interesat partiake dhe taktikat akuzuese. Sulmet personale mbi të emëruarit dhe pandehmat e paprovuara nuk duhet të pengojnë kandidatët për të shërbyer në Gjykatën e Lartë. Nga ana tjetër, pandehmat shqetësuese, të cilat mbështeten mbi fakte specifike duhet të hetohen imtësisht dhe të vlerësohen duke patur parasysh një proces të ndershëm gjykimi. Bazuar mbi këtë funksion, Parlamenti vepron si një ruajtës i rëndësishëm dhe duhet të qëndrojë mbi politikën për të pranuar të emëruarit për në Gjykatën e Lartë, të cilët do t u shërbejnë shqiptarëve me profesionalizëm dhe gjykime të pavarura. Ky proces do t i tregojë popullit shqiptar dhe botës se shqiptarët dëshirojnë të kenë një pushtet gjyqësor profesional dhe të pavarur, që do të garantojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve të tij edhe për brezat e ardhshëm.
Ky lajm është publikuar: 26/07/2008