E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria emërime pa kriter në Ministrinë e Mbrojtjes

Autori i Lajmit: red.
Deputeti socialist Pirro Lutaj kritikon emërimet e reja në Forcat e Armatosura dhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas tij FA, aktualisht janë të organizuara dhe funksionojnë në kundërshtim me Kushtetutën, si pasojë e ndërhyrjeve që Qeveria ka bërë në strukturën e tyre, pa reflektuar ndryshimet e nevojshme ligjore. Lutaj tha jashtë proçedurave të ligjit të gradave janë graduar 4 Gjeneralë, të cilët janë të pa emëruar në detyra në përputhje me gradat e marra. Madje sipas tij dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i dekretuar dje nga Presidenti i Republikës është në kundërshtim me ligjin.
Ky lajm është publikuar: 26/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›