E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqet, Nishani: Do t’u heqim avokatëve mundësinë e abuzimit

 

TIRANE - Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani tha dje se do të ngushtohen hapësirat ligjore mbi të cilat avokatët mund të abuzojnë, duke shkaktuar zvarritjen e proceseve gjyqësore. “Procedura duhet të jetë shumë më strikte dhe më përcaktuese, në mënyrë të tillë që të mos të ketë hapësira abuzuese nga ana e avokatit gjatë hetimit gjyqësor, në mënyrë të tillë për të shtyrë seancën gjyqësore, por trupi gjykues të ketë të gjithë të drejtën dhe hapësirën ligjore për ta vazhduar procesin dhe seancën pa ndërprerje”, tha Ministri Nishani gjatë një interviste në “Top Channel”. Duke iu referuar disa proceseve në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ministri tha më tej se ai ka informacion se dhoma e avokatisë ka ndërhyrë. “Ka dhënë madje disa masa paralajmëruese dhe vërejtje për avokatë të veçantë, të cilët nuk respektojnë procedurat e hetimit gjyqësor”, tha ministri. “Por ajo që unë mendoj nisur edhe nga një konsultim që unë kam pasur qoftë me përfaqësues edhe drejtues të dhomës së avokatisë qoftë me drejtues të institucioneve ë tjera të batimit të ligjit është fakti që ndoshta do të lindë e domosdoshme një ndërhyrje në legjislacion, për ta ngushtësuar maksimalisht hapësirën procedureale që mund të përdoret për abuzime nga ana e avokatëve në seancën gjyqësore”, tha më tej Ministri. Sipas tij, reforma duhet të jetë një produkt konsensual, pra të merret vendimi në gjithë institucioneve të zbatimit të ligjit për faktin sepse të gjithë këto aktorë janë të përfshirë në një proces gjyqësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›