E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia sjell të dënuarin me 15 vjet

 

TIRANE - Ekstradohet vrasësi i dënuar me 15 vjet burg në mungesë. Interpol Tirana pohon se paraditen e djeshme u bë ekstradimi nga kryeqyteti italian, Romë, i Adriatik Dostit, lindur më 18 qershor 1972 në fshatin Kallm i Madh të Fier dhe banues po aty. Policia e shtetit sqaron se, ekstradimi i Dostit është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin numër 321, datë 29 dhjetor 2005 e ka dënuar 36-vjeçarin me 15 vjet heqje lirie, pasi e ka gjetur fajtor për veprën penale të "vrasjes me paramendim, të kryer në bashkëpunim". Sipas vendimit të gjykatës më 26 mars 1997, në fshatin Kallm të rrethit Fier, i dënuari Adriatik Dosti, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, kanë vrarë në banesën e tij Namik Hazizin. Vrasja është kryer për motive gjakmarrje, ndërsa këta kanë vepruar në kushtet kur nuk ekzistonte shteti dhe armët ishin përhapur në duart e qytetarëve. Pas krimit Dosti ishte larguar jashtë vendit duke mundur t'iu shpëtonte prangave, ndërsa procesi në ngarkim të tij u zhvillua në mungesë. Në bazë të urdhër-arrestit ai u prangos në Itali, ndërsa dje iu dorëzua autoriteteve të burgjeve për të vuajtur dënimin.                           f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›