Kriza ekonomike në Greqi, mbledh krerët e BE në Bruksel

Bruksel, 11 shkurt, NOA Diskutimi i çështjes
së ndihmave për Greqinë mbi tejkalimin e krizës aktuale që ajo ka me buxhetin e
saj pritet të mbledhë sot në Bruksel, presidentët dhe kryeministrat e shteteve
anëtare të Bashkimit Evropian. Deri tani nuk ka hollësi lidhur me planin për
ndihmat, megjithëse paraprakisht ekziston ideja se ndihma bilaterale nuk do të
ketë pasi në Bashkimin Evropian është e ndaluar që një shtet të blejë borxhet e
një tjetri, ashtu sikurse është e ndaluar që BE të blejë borxhet e një vendi
anëtar. E në të tilla kushte, nuk dihet sesi do të shkojnë sot këto bisedime.
Nga ana e tij, kryeministri socialist grek,
Giorgos Papandreu ka kërkuar prej 16 vendeve anëtare të zonës së euros që
Greqisë t'i mundësojnë marrjen e kredive.
Vetë qeveria greke ka premtuar se do të bëjë
përpjekje që përmes kursimeve të zvogëlojë defiçitin rekord të vendit i cili
është në kuotën prej 13 %.
Janë ndërkaq, parashikuar edhe zvogëlimet e
rrogave të nëpunësve në shërbimet publike si dhe ndalimi i punësimit në këtë
sektor.
n.e/NOA