E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Gati projekti Linja unazore e Shqipërisë së Jugut

Tiranë, 10 shkurt, NOA Në mbledhjen e saj të
sotme, qeveria miratoi në parim marrëveshjen mes palës shqiptare dhe Gjermanisë
për bashkëpunimin financiar në kuadrin e disa projekteve në sektorin energjetik
në vend. Kryesori mësohet se është ai i Linjës unazore 110 kV në Shqipërinë
Jugore, me një hua prej 11.250.000 eurosh, e cila jepet në bazë të
protokolleve të viteve 2006 dhe 2007. Ky projekt ndërkaq, njeh edhe një kredi tjetër
prej 37 750 000 eurosh, e cila jepet në bazë të protokollit të bisedimeve të
vitit 2008.

Ndërsa projekti i dytë i miratuar është ai Linja
400 kV Shqipëri-Kosovë, me një hua me kushte të favorshme me vlerë deri në 42
000 000 euro, e cila jepet në bazë të protokollit të bisedimeve të vitit 2008.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›